Rektori i UT kundër MASR: Nuk mund të zhvillohen zgjedhje më 30 korrik, ja arsyeja – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rektori i UT kundër MASR: Nuk mund të zhvillohen zgjedhje më 30 korrik, ja arsyeja

15:33 | 08/07/2020
në Kryesore
0

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni del kundër Ministrisë së Arsimit Sportit e Rinisë për zgjedhjet duke deklaruar se nuk mund të zhvillohen më 30 korrik.

“Në datën 30 korrik 2020, në Universitetin e Tiranës, nuk mund të zhvillohen zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe për anëtarë të Senatit Akademik të UT, në kushtet e pamundësisë të Senatit Akademik për të miratuar KIZ, dhe të kaosit dhe konfuzionit të shkaktuar nga 5 (pesë) ish-personeli akademik i UT”, shkruan Koni në reagimin e tij.

Rektori sqaron se për shkak të mungesës së aplikimeve nga personeli akademik i UT për anëtar të KIZ, ky komision nuk arriti të miratohet nga Senati Akademik.

Read more

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –

Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri –

Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –

DEKLARATA E PLOTË

Në vijim të komunikimeve dhe deklaratave në lidhje me procesin zgjedhor në Universitetin e Tiranës, sikurse ju kam bërë me dije, mbështetur në Urdhrin nr.175 datë 30.06.2020 të Ministrit të Arsimi, Sportit dhe Rinisë, në përmbushje të detyrimeve si autoriteti më i lartë drejtues i UT, në zbatim të nenit 5, pika 3 të Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës”, nxorra Urdhrin nr.6 datë 30.06.2020 “Për shpalljen e ditës së fillimit të procesit zgjedhor dhe datën e përcaktuar nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për zgjedhjen e autoriteteve drejtuese dhe Senatin Akademik të UT”.

Gjithashtu, shpalla edhe periudhën e aplikimeve apo të vetkandidimeve për anëtarë të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) të UT dhe të Komisionit të Apelimit të UT, për formatimin dhe miratimin e tyre, si detyrë dhe përgjegjësi e Senatit Akademik të UT, të përcaktuar në nenin 6 dhe 37 të Rregullores së Zgjedhjeve të UT. Për shkak të mungesës së aplikimeve nga personeli akademik i UT për anëtar të KIZ, ky komision nuk arriti të miratohet nga Senati Akademik.

Në këto kushte, aktualisht, në Universitetin e Tiranës, nuk është miratuar Komisioni Institucional Zgjedhor (KIZ), sipas kërkesave të nenit 6 të Rregullores së Zgjedhjeve të UT, si e vetmja strukturë që ka përgjegjësi për administrimin e procesit zgjedhor në UT.

Kjo do të thotë që në datën 30 korrik 2020, në Universitetin e Tiranës, nuk mund të zhvillohen zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe për anëtarë të Senatit Akademik të UT, në kushtet e pamundësisë të Senatit Akademik për të miratuar KIZ, dhe të kaosit dhe konfuzionit të shkaktuar nga 5( pesë) ish-personeli akademik i UT.

Nga ana tjetër, 5(pesë) ish- personeli akademik i UT, të cilëve, sikurse jeni njoftuar dhe sqaruar edhe me komunikimet dhe deklaratat e mia të mëparshme, u janë ndërprerë marrëdhëniet e punës me UT që në datën 6 maj 2020, vazhdojnë të ndërmarrin veprime dhe të nxjerrin akte në funksion të procesit zgjedhor të UT. Këta ish-personel i UT, mbështeten hapur nga të gjithë drejtuesit aktualë të njësive kryesore (dekanët e fakulteteve) të UT, në veçanti nga z.Dh.Kule dhe z.A.Hoxha.

Të gjithë këta persona, kanë krijuar një konfuzion dhe një kaos total në institucion dhe në rradhët e personelit akademik të UT. Pikërisht ky kaos dhe ky konfuzion, ka prodhuar edhe këtë situatë paligjshmërie në procesin zgjedhor në UT.

Me shkresën nr.1991 datë 08.09.2020 (kliko këtu https://unitir.edu.al/…/uploads/2020/07/Shkrese-MASR-08.07.…), në zbatim të nenit 7, pika 2/e, j, të ligjit të arsimit të lartë 80/2015, si institucioni që duhet të verifikojë ligjshmërinë e zhvillimit të zgjedhjeve, i kam kërkuar me forcë Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të vlerësojë informacionin dhe dokumentacionin që i kam përcjellë në lidhje me procesin zgjedhor në Universitetin e Tiranës.

Gjithashtu, me shkresën nr. 1986 datë 8 korrik 2020, i kam kërkuar Prokurorisë së Rrethit Gjyëqësor, Tiranë, për të hetuar pikërisht këtë situatë paligjëshmërie, me qëllim për të kthyer në ligjshmëri procesin zgjedhor në Universitetin e Tiranës.

Etiketa: 30 korrikMinistria e Arsimit Sportit e Rinisëmynyr koniRektori i Universitetit të TiranësSenati AkademikUniversiteti i Tiranës

Të Lidhura

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

nga 27
16:42 | 04/02/2026
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –

Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –

nga 27
16:34 | 04/02/2026
0

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të zëvendësojë masën e sigurimit...

Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri –

Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri –

nga 27
16:24 | 04/02/2026
0

Rrjeti social “TikTok” do të jetë i aksesueshëm sërish në të gjithë territorin e Shqipërisë, pas rreth një viti bllokimi....

Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –

Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –

nga 27
15:20 | 04/02/2026
0

Karim Benzema, tashmë pjesë e Al-Hilal, ka treguar shumëçka, madje duke u ndalur edhe te mardhënia me “rivalin” e dikurshëm...

Para
Mjekë për Gjermaninë, si Shqipëria humbi 3 miliardë euro nga eksodi i stafit mjekësor

Mjeku tek Urgjenca e Traumës infektohet me Covid-19, stafi kërkon t’iu bëhet tamponi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

16:42 | 04/02/2026
Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –

Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –

16:34 | 04/02/2026
Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri –

Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri –

16:24 | 04/02/2026
Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –

Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –

15:20 | 04/02/2026
Shefi i Krimit Ekonomik nën hetim? Reagon prokuroria –

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë –

15:00 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –
  • Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –
  • Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri –
  • Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –
  • Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë –
  • Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –
  • Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com