Policia ka arrestuar Shpëtim Çekrezin, drejtuesi i shoqatës artistike Ferdinand Deda, që u denoncua pak ditë më parë në media për prostitucion.
Çekrezi punësonte vajza me qëllim prostituimin në Maqesoni. Denoncimi u bë publik në Fiks Fare, ndërsa akuza që rëndon mbi Çekrezin është ajo e shfrytëzimit të prostitucionit.
Shoqata funksiononte me emrin “Ferdinand Deda” e cila ishte nën drejtimin e kryetarit Shpëtim Çekrezi. Ai nxirrte në rrjetet sociale njoftime për sekretare në Tiranë, por vajzat përfundonin si prostituta në Maqedoni.