Policia ka arrestuar 36 vjeçarin e dyshuar si shkaktari i aksidentit në Elbasan, ku mbetën të plagosur 6 persona.
Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale I.D, 36 vjeç jo vetëm për faktin se ka qënë shkaktar i aksidenti por dhe se ka refuzuar me forcë të kryej testin e alkoolit.
Kujtojmë se 36-vjeçari po lëvizte me mjetin e tij tip ‘Ford’ ku më pas ka humbur drejtimin dhe është përplasur me një tjetër automjet, e si për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona.