Reflektimi në fund të çdo viti…. – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reflektimi në fund të çdo viti….

06:13 | 03/01/2021
në Kryesore
0

Read more

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

Nga Dajana Berisha

Gjithmonë kam besuar, se Gjuha, më mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën, ose mjerimin e një kohe (Kadare).
Fjala dhemb, të sakaton, të shemb, ose të lumturon, të mundëson mbretërimin, madje dhe të mitizon, nëse me mjeshtëri e përdor atë.
Një mendimtare e heshtur me shpirt krijues gjithmonë kam menduar, se e kuptoj të shprehurit kreativ dhe lojrat me fjalë për ti dhënë fakteve ngjyrime emocionale. Derisa ne fshatrat e Kosovës takova njerëz, për të cilët pak rëndësi kishin ngjyrimet emocionale të fjalëve, sepse historitë e tyre të jetuari rishtazi ishin vetë emocioni. Ishte mjerimi i kohës të cilën ata e kishin përjetuar për shkak të identitetit që gjuha ua kishte dhuruar.
Prej vitit 2013 jetoj dhe punoj në Kosovë. Erdha për të njohur e kuptuar në thellësi gjithçka ky vend sa mistik aq dhe i njohur për gjenocidin e ushtruar historikisht ndaj tij, i ofron dikujt si unë me ndjeshmëri të lartë për traumat kolektive si pasojë e dhunës sistematike, luftrave, shpërnguljeve massive, përdhunimeve, keqtrajtimeve e mosnjohjes.
E ardhur në Kosovë krejt në rrethana të rastësishme (nëse do të isha supersticioze, do të sugjeroja, që ndoshta kish qenë e shkruar të vija në vendin e paraardhësve të mi) u gjenda në një dilemë.
Vallë a ka vend qoftë dhe për të ëndërruar se një ditë kthimi te vendi i fillimit tone si struktura historiko-politike shënon pikërisht momentin e rilindjes shpirtërore, intelektuale. politike e sociale? Apo në mënyrë të natyrshme, kthimi është vazhdim në pikën ku historia u ndërpre dekada përpara?!
E ardhur në Kosovë pa e realizuar plotesisht arsyen e mirefilltë, gjeta kuptimin e ekzistences sime në dhimbjet e shumë njerëzve! U bëra pjesë e atyre përjetimeve sepse ndoshta tek ata unë përjetoja dhimbjet e të parëve të mi, të pamundur për ti rrëfyer ato vetë.
E ardhur në këtë botë prej gjeneratave që dhimbjet u kishin mësuar ti mbanin të heshtura, mësova dhe unë të hesht.
E pikerisht dëshira për të mos heshtur më solli në Kosovë!
Dëshira për të reflektuar në fund të çdo viti, më shtyn te shkruaj, se ky vit që po e mbyll siparin e tij sot na tronditi shumë me humbje jetë njerëzish, me distancim social prej njëri tjetrit, me izolim fizik. Na befasoj me largimin e bujshëm të një klase drejtuesish politik. Na neveriti me disa mediume e pronarë, mercenarë mediatik të cilët manipulimin, mashtrimin sajesat apo dhe shantazhet u munduan ti paraqesin si mendim kritik, shprehje e lirisë së mendimit nepërmjet një leksiku sa të mangët aq edhe vulgar.
Mirëpo kam dëshirë të shpresoj, se viti qe po vjen do ta ofrojë një mënyrë me dinjitoze të lirisë së shprehjes, ku fakti, gjuha dhe emocionet do të vijnë në harmoni, që sadopak ti ndihmojmë paqes ndërmjet të gjithëve. Jo të gjithëve i duhet të kthehen mbrapa ne histori për të gjetur paqen individuale, por te gjitheve na vlen harmonia mendore e shpirtërore për të arritur paqen kolektive. Në të kundert përçarja dhe polarizimi do të na i robëtojnë shpirtrat duke na lënë në mesjetën mendore që duket sikur vazhdon te na identifikojë në arenën e qytetërimeve globale.
Gëzuar Miq, për një vit të ri drejt shërimit kolektiv dhe përparimit kombëtar!

Etiketa: Dajana Berisha

Të Lidhura

Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

nga 27
21:33 | 15/03/2026
0

Ardit Çylybyli është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike në Shkodër, pas procesit zgjedhor të zhvilluar në degën lokale...

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

nga 27
20:37 | 15/03/2026
0

Nuk ka “qetësi” për Dinamon e Ilir Dajës. Në ndeshjen kundër Teutës e fundit pë rjavën e 28-të të Abissnet...

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

nga 27
20:19 | 15/03/2026
0

Barcelona zbriti në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Sevillas për t’iu përgjigjur fitores së Realit të Madridit dhe katalanasit...

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

nga 27
20:05 | 15/03/2026
0

Tottenham frenon serinë e humbjeve radhazi dhe merr pikën e parë me Igor Tudor në pankinë. Në ndeshjen e zhvilluar...

Para
Vritet pranë banesës politikani i njohur italian

Vritet pranë banesës politikani i njohur italian

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

20:37 | 15/03/2026
Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

20:19 | 15/03/2026
Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

20:05 | 15/03/2026
Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –

Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –

19:41 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –
  • Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –
  • Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –
  • Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –
  • Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com