Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i ftuar në Syri.net është shprehur se kryeministri Rama është katandisur në llazore rruge.
Në lidhje me reagimin e kryeministrit pas vendimit të parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë, Vasili tha se Rama thotë gjëra që me të qesh gjithë Europa.
“Një kryeministër që shndërrohet në llazore rruge dhe ky kështu është katandisur. I hedh 200 lekë, fillon dhe qeshin të gjithë. I kam dëgjuar në fund të viteve ‘90, “i kemi në grykën e topit” dhe në fund ikën të gjithë, por populli mori një faturë të tmerrshme. Këtu nuk ka drejtësi, këtu nuk ka parlament…
Ky gazep kryeministër, që është një i vdekur që ecën. Ka fytyrë ky të flasë për politikën holandeze?! Të ketë turp ti japë mend politikës holandeze. Del e flet gjëra që qesh e gjithë Europa”.