Kryeministri Edi Rama postoi dy ditë më parë në rrjetet sociale, një meme për eksodin e shqiptarëve drejt Italisë në vitin 1991, dhe italianët që në vitin 2023 vijnë në Shqipëri.
Kjo meme e Ramës për turizmin në vendin tonë, mesa duket nuk është mirëpritur aspak mirë nga italianët.
Media të njohura kane reaguar në lidhje me meme-n, ndërkohë edhe “La Republika” e cila ka bërë një shkrim promovues ndaj turizmit në vendin tonë para pak ditësh, ka intervistuar kryeministrin në lidhje me këtë meme.
Sipas gazetës italiane, më 8 gusht 1991, rreth shqiptarët u strehuan në Itali me shpresën për të gjetur një të ardhme më të mirë atje, ndërsa në vitin 2023 italianët u shpëtuan çmimeve të larta duke kaluar pushimet në Shqipëri.
E nëse ende flasim për eksodet, arsyet padyshim janë të ndryshme, por ka nga ata që e kanë parë të arsyeshme t’i lidhin ngjarjet përmes një kolazhi fotografik dhe më pas ta publikojnë në një rrjet social.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ironizon me një meme sociale: “Eksodi në të kundërt”, duke u tallur me bumin e turizmit bregdetar në dëm të Pulias me thënien “Ende nuk keni parë gjë akoma”.
La Republika: Një meme me foton e anijes Vlora e 8 gushtit 1991, me dyzet mijë shqiptarët që zbarkuan në Bari, dhe pranë saj, i njëjti imazh i shndërruar: turistët italianë që zbarkojnë në Shqipëri.
Pyetje: Kryeministër Edi Rama, si ju lindi idea ta postoni meme-n në Instagram?
Rama: “Rash në kurth. Mendova se ishte titulli i një gazete italiane. Në vend të kësaj, djemtë në rrjetet sociale më thanë se ishte një meme!
Anija Vlora ishte një dramë e viteve ’90, por tani jeni ju italianët që vini në Shqipëri.
Më tej, kryeministri Rama u shpreh se “Meme-n për ‘zbarkimet’ e shpërndava gabimisht. Por bumi në turizmin tonë është i pamohueshëm”