1.8 miliardë është numri i të rinjve të moshave nga 10 deri në 24 vjeç që jetojnë sot në botët.
Pavarësisht kësaj shifre të lartë mbi 500 milionë djem e vajza të kësaj grupmoshe jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë dhe shumë prej tyre janë të përjashtuar nga proçeset vendimmarrëse dhe po bëhen gjithnjë e më të ekspozuar ndaj krizave ekonomike.
Këto janë përfundimet e raportit të fundit Oxfam, “Të rinjtë dhe pabarazia”. Ky raport u publikua këtë të premte me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë dhe në të njëjtën kohë me nisjen e Forumit Social Botëror në Montreal.
Sipas të dhënave të raportit 43 për qind e forcës së punës në radhët e të rinjve në nivel global është faktikisht e papunë, ose viktimë e shpërndarjeve të pabarabarta.