Në një kishë gjermane, të paktën 547 fëmijë të korit të famshëm katolik të Ratisbonne, janë bërë viktima të abuzimeve, ku përfshihen edhe abuzimet seksuale.
Sipas një raporti të publikuar ditën e djeshme, afërsisht 500 fëmijë të korit “Regensburger Domspatzen”, janë dhunuar fizikisht dhe 67 prej tyre janë bërë objekt i dhunës seksuale, të ushtruar mes viteve 1945 deri në fillim të viteve 90-të.
Skandali shpërtheu në vitin 2010 në Gjermani, ndërkohë që shifrat e dhëna nga raporti i ri mbi abuzimet ndaj fëmijëve, janë edhe më të larta se raporti i 2016, ku ishin raportuar 231 viktima.
Faktet e reja nxjerrin në pah shkelje dhe krime të cilat varjojnë nga privimi i ushqimit e deri në abuzimin seksual. Shumë prej rasteve janë zbardhur më parë dhe pritet që 49 autorët e dyshuar të akteve të dhunës të ndiqen penalisht.