Raporti/ Lufta ndaj korrupsionit, ja ku renditet Shqipëria – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti/ Lufta ndaj korrupsionit, ja ku renditet Shqipëria –

07:56 | 30/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Shqipëria u vlerësua në vitin 2023 me një pikë më shumë se vitin e mëparshëm në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, duke shënuar 37 pikë dhe duke u radhitur në vendin e 98-të mes 180 vendeve, sipas organizatës Transparency International.

Të martën kjo organizatë publikoi Indeksin e përvitshëm të Perceptimit të Korrupsionit dhe raportin për gjendjen e korrupsionit në botë.

Transparency International përdor një sistem llogaritjeje të indeksit nga zero në 100 pikë, ku zero është niveli më i lartë i korrupsionit dhe 100 pikë do të thotë mungesë korrupsioni.

Në raport thuhet se Shqipëria po shënon përmirësim në drejtim të hetimit dhe ndjekjes penale të korrupsionit në nivel të lartë, duke iu referuar punës së SPAK-ut.

“Por përparimi i mëtejshëm në këtë drejtim varet nga zbatimi i mëtejshëm i legjislacionit të drejtësisë penale dhe sigurimi i mbikëqyrjes efektive ndaj degës ekzekutive”, thuhet në raport.

Transparency International thotë se vendimi për krijimin e një ministrie të re ngarkuar me luftën kundër korrupsionit shoqërohet me pritshmërinë për mekanizma efektivë të integritetit.

“Megjithatë, kjo nuk mund të arrihet nëse parlamenti nuk ka autonomi më të fortë dhe nëse organizatat e shoqërisë civile dhe mediat nuk mund të kryejnë rolin e tyre mbikëqyrës pa pengesa nga autoritetet”, thuhet më tej në raportin e Transparency International.

Këtë vit, sipas organizatës shumica e vendeve kanë bërë pak ose aspak përparim në luftën kundër korrupsionit në sektorin publik.

Në vitin 2022 Shqipëria ishte radhitur në vendin e 101. Që nga viti 2012, Shqipëria është përmirësuar me 4 pikë.

Transparency International thotë se bota po përjeton një rënie në funksionimin e sistemeve të drejtësisë dhe vendet që kanë sisteme të dobëta drejtësie kanë nivele të larta korrupsioni.

“Korrupsioni do të vazhdojë të lulëzojë derisa sistemet e drejtësisë të mund të ndëshkojnë shkeljet dhe të mbajnë nën mbikqyrje qeveritë. Kur drejtësia blihet ose ndaj saj ndërhyhet politikisht, janë njerëzit që vuajnë pasojat. Udhëheqësit duhet të investojnë plotësisht tek insitutcionet që respektojnë ligjin dhe luftojnë korrupsionin dhe të garantojnë pavarësinë e tyre. Është koha për t’i dhënë fund mosndëshkimit për korrupsionin”, shprehet në publikimin e raportit kreu i Transparency International, François Valérian.

Danimarka kryeson indeksin për nivelin më të ulët të korrupsionit për të gjashtin vit radhazi me 90 pikë, pasuar nga Finlanda dhe Zelanda e Re, me 87 dhe 85 pikë respektivisht.

Somalia me 11 pikë, Venezuela me 13 pikë, Siria me 13 pikë, Sudani i Jugut me 13 pikë dhe Jemeni me 16 pikë zënë vendet e fundit në Indeks.

Rajoni i Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore ku bën pjesë Shqipëria ka rezultate shqetësuese me një mesatare prej 35 pikësh nga maksimumi prej 100 pikësh, i dyti me rezultatin më të dobët pas Afrikës Nën Sahariane.

“Hapat mbrapa në demokraci dhe dobësimi i sistemeve të drejtësisë, që janë mjaft të përhapura, po minojnë kontrollin ndaj korrupsionit, ndërsa institucionet si policia, prokuroria dhe gjykatat shpesh nuk janë në gjendje të hetojnë dhe ndëshkojë ata që abuzojnë me pushtetin”, thuhet në raport.

Mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria radhitet më poshtë sesa Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ndërsa ka respektivisht një pikë më shumë se Serbia dhe dy më shumë se Bosnja.

Në këtë nëngrup bëjnë pjesë Ukraina dhe Rusia dhe raporti thotë se lufta dhe inflacioni kanë rritur nivelet e varfërisë dhe për këtë arsye është thelbësore që udhëheqësit të veprojnë për të mirën e përbashkët.

“E megjithatë ka shembuj të panumërt të zyrtarëve publikë që ndikojnë sistematikisht mbi politikat dhe institucionet për të rritur fuqinë e tyre dhe vjedhin fondet publike. Udhëheqësit duhet urgjentisht të forcojnë sundimin e ligjit, të drejtat dhe demokracinë, por në fakt shumë prej tyre po i sulmojnë sistematikisht”, thotë raporti.

“Në të gjithë rajonin, shumë qeveri kontrollojnë gjyqësorin dhe institucionet e zbatimit të ligjit ruajnë pandëshkueshmërinë për korrupsionin për ata në qarqet e tyre të privilegjuara”, thotë Transparency International, duke theksuar se për Gjeorgjinë dhe vendet në në Ballkanin Perëndimor, “këto praktika të vazhdueshme janë pengesa për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.”/VOA

Read more

Të futemi për fitore dhe ta zgjidhim ndeshjen sa më shpejtë –

Skandal në Onkologjik/ Pacientëve u shtyhet kimioterapia për shkak të pushimeve –

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist, Hamit Kosta –

Gati të bëjmë krenarë shqiptarët –

Të Lidhura

nga 27
12:06 | 23/03/2026
0

Kombëtarja shqiptare do të luajë me 26 mars përballë Polonisë, në kuadër të play off të Botërorit 2026. Lojtarët janë...

Denoncimi/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim –

Skandal në Onkologjik/ Pacientëve u shtyhet kimioterapia për shkak të pushimeve –

nga 27
11:56 | 23/03/2026
0

Gazetari Osman Stafa ka reaguar sot lidhur me situatën shqetësuese tek Onkologjiku. Pacientët që ndjekin trajtimin me kimioterapi janë përballur...

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist, Hamit Kosta –

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist, Hamit Kosta –

nga 27
11:50 | 23/03/2026
0

Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste Hamit Kosta, një figurë e njohur e jetës politike...

Gati të bëjmë krenarë shqiptarët –

Gati të bëjmë krenarë shqiptarët –

nga 27
11:34 | 23/03/2026
0

Kombëtarja shqiptare do të luajë me 26 mars përballë Polonisë, në kuadër të play off të Botërorit 2026. Lojtarët janë...

Para
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 30 Janar 2024 -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të futemi për fitore dhe ta zgjidhim ndeshjen sa më shpejtë –

Të futemi për fitore dhe ta zgjidhim ndeshjen sa më shpejtë –

12:06 | 23/03/2026
Denoncimi/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim –

Skandal në Onkologjik/ Pacientëve u shtyhet kimioterapia për shkak të pushimeve –

11:56 | 23/03/2026
Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist, Hamit Kosta –

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist, Hamit Kosta –

11:50 | 23/03/2026
Gati të bëjmë krenarë shqiptarët –

Gati të bëjmë krenarë shqiptarët –

11:34 | 23/03/2026
Aksident në Divjakë! Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën 70-vjeçari –

Aksident në Divjakë! Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën 70-vjeçari (Emri) –

11:26 | 23/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Të futemi për fitore dhe ta zgjidhim ndeshjen sa më shpejtë –
  • Skandal në Onkologjik/ Pacientëve u shtyhet kimioterapia për shkak të pushimeve –
  • Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist, Hamit Kosta –
  • Gati të bëjmë krenarë shqiptarët –
  • Aksident në Divjakë! Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën 70-vjeçari (Emri) –
  • Aksident në Divjakë! Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën 70-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të futemi për fitore dhe ta zgjidhim ndeshjen sa më shpejtë –
  • Skandal në Onkologjik/ Pacientëve u shtyhet kimioterapia për shkak të pushimeve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com