Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ndryshimi i kufijve të Kosovës mund të bëhet vetëm me luftë dhe çështja e vetme që mund të diskutohet me Serbinë është njohja reciproke.
“Kufijtë janë vendosur me luftë, veç lufta i luan. Kush kujton se kufijtë luhen ndryshe, është gabim. Këta kufij janë vendosur nga Ushtria Çlirimtarë e Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-s. Këta janë kufij lufte. Ajo çfarë ka mbetur me Serbinë është njohja e Kosovës me këta kufij. Ndryshimi i kufijve i intereson vetëm (presidentit rus) Vladimir Putinit. Në kontinentin tonë nuk ka tjetër kujt që i intereson. Ne nuk i takojmë hartës së tij. Ne i takojmë një bote tjetër, që e udhëheq Amerika, e ne nuk i përshtatemi lojërave të tij, nuk i luajmë kufijtë”, tha Haradinaj.