Kryeministri i vendit Edi Rama do të zhvillojë ditën e nesërme një vizitë zyrtare me homologun e shtetit italian, Giuseppe Conte.
Kujtojmë që para disa ditësh, kryeministri italian erdhi në Shqipëri dhe zhvilloi takim me kryeministrin Rama, kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe presidentin e vendit Ilir Meta.
Gjatë një deklarate për shtyp Conte foli edhe për krizën politike në vend ku shprehu drejtpërdrejt një kërkesë ndaj kryeministrit Rama, kur tha se duhet t’i ofrojë opozitës një platformë.