Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët ortodoksë për kremtimin e pashkëve. Me anë të një foto të publikuar në Facebook, kreu i qeverisë ka ndarë një urim të shkurtër për besimtarët.
“Mirëmëngjes, gëzuar Pashkët Ortodoske”, shkruan Rama në postimin e tij.
Pashkët ortodokse u pritën nga besimtarët të cilën morën pjesë në meshën e organizuar në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”. Festime ka pasur edhe në qytete të tjera të vendit, të cilat për herë të parë pas dy vitesh pandemi janë pa kufizime.