Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim online me qytetarët, ku ka kritikuar ashpër qeverinë për politikat e çmimeve të karburantit dhe mbështetjen sociale.
Berisha u shpreh se qeveria mban një qëndrim “cinik” ndaj rritjes së çmimit të naftës, duke theksuar se shqiptarët paguajnë sipas tij rreth 1.1 euro për litër për shkak të taksave të larta fiskale.
Në deklaratën e tij, Berisha kritikoi edhe politikat sociale ndaj pensionistëve, duke thënë se mbështetja aktuale është e pamjaftueshme dhe simbolike.
“Java që kaloi me këtë qeverisje ishte një javë ndëshkimi për shqiptarët. Qeveria e Edi Ramës, në dallim nga çdo qeveri tjetër në botë mbajti qëndrim cinik ndaj rritjes së çmimit të lart në botë të naftës.
Nafta 224 lek, për litër shënoi çmimin rekord botëror. Jo se nafta u rrit kaq shumë për luftës në Lindjen e Mesme, por prej ngarkesës së lartë fioskale për taksën e lartë që u merr qytetarëve për çdo litër.
Jo vetëm që refuzon të përgjysmojë barrën fiskale, që çmimi të arrijë në këto nivele.
Njoftoi këto ditë se do heqë dhe subvencionet për fermerët.
Miliarderët që marrin miliona litra nafta me yahte në Durrës, e marrin litrën me 60 lek, fermeri e merri 220 lek litrin. Sipërfaqe mijëra hektarë do mbeten të djerra, do falimentojnë.
Qëndrim cinik i pashpirt, siç është dhe pashpirt qëndrimi ndaj pensionistëve. Ja mbajti bonusin që në janar. U jep shumicë dërrmuese 2 kg domate në shtesë mujore. Tallje e re për pensionistët. Të cilët e bëjnë ata që nuk kanë më ndjenja”, u shpreh ai.










