Rama trefishoi kostot e studimeve në Fakultetin e Mjekësisë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama trefishoi kostot e studimeve në Fakultetin e Mjekësisë –

13:38 | 14/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat, ditën e sotme solli një denoncim në lidhje me projektligjin antikushtetues që mban peng diplomat e studentëve të Mjekësisë për 5 vjet.

Vokshi u shpreh se qeveria ka përdorur Universitetin e Mjekësisë, për të vendosur kosto shumë herë më të larta, se ato realet.

Deklarata e Vokshit:

Në muajin korrik, në mënyrë dinake, fshehurazi, në shkelje të procedurave, rregullores se kuvendit, pa studime e analiza, me mashtrime, Rama – Nikolla – Kushi – Manastirlliu sollën në parlament një projektligj antikushtetues, që tentonte të mbante peng diplomat e e studentëve të mjekësisë për 5 vjet.

Duke luajtur gjoja kartën e patriotizmit, Edi Rama ngriti fabulën që Mjekësia është një profesion ndryshe nga të tjerët, pasi shtetit i kushtin shumë formimi i mjekëve të rinj, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve të vet.

Si e bëri këtë, duke përdorur Universitetin e mjekësisë për kosto shumë herë më të larta, se ato realet, duke u munduar që siç bën gjithnjë të vinte studentët përballë qytetarëve.

Një ligj antikushtetues, diskriminues, jo efektiv, i padrejtë u miratua më nxitim, në mes të natës, duke refuzuar të dëgjonin zërin e studentëve.

Një ligj, me anë të të cilit Edi Rama synon të mbulojë dështimin e premtimit të bujshëm të shëndetësisë falas, dështimin e politikave në shëndetësi, dështimin e koncesioneve që kanë shkatërruar çdo shtyllë të shëndetësisë.

Një ligj që dëmton universitetin publik e që orienton studentët drejt privatit.

Në vitin 2019, Universiteti i Mjekësisë e ka përllogaritur koston e studimit në programin e Mjekësisë së përgjithshme me vlerën 236.468 lekë/vit.

Kjo vlerë është dërguar me shkresë zyrtare nga Universiteti i Mjekësisë si përgjigje ndaj Qëndresës Qytetare (shkresa numër protokolli 2206/1, datë 17.07.2023), pra katër ditë përpara miratimit të ligjit famëkeq që merr peng diplomat e studentëve të Mjekësisë. (Bashkangjitur shkresa)

Ndërkohë, në relacionin e përgatitur në Parlamentin e Shqipërisë citohet se “Sipas informacionit të përcjellë nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, kostoja e studimit për programin e integruar të studimit në “Mjekësi e Përgjithshme” është 678.994 lekë/vit”.

(Bashkangjitur pjesa e relacionit që i bashkagjitet pr.ligjit)

Mazhoranca socialiste në mënyrë të qëllimshme e ka trefishuar koston e studimit për të arritur, duke mashtruar, qëllimet e saj, dhe miratuar një ligj diktatorial.

Në vendimet e datave 6 dhe 9 tetor 2023, të Senatit dhe Bordit Administrativ të Unuversitetit të Mjekësisë, kostoja e miratuar është 248.975 lekë/vit. Siç duket qartë, shuma e re e pas katër viteve është e përafërt; me një ndryshim prej vetëm 12 mijë lekësh. Edhe pse Ministrja e Shëndetësisë ka ushtruar presion për rritjen e kostove, Bordi ka refuzuar.

 (Vendimet e Bordit Administrativ dhe Senatit të Universitetit të Mjekësisë

http://umed.edu.al/vendimi-i-bordit-te-administrimit-nr-62-date-09-10-2023/)

Është alarmante dhe e patolerueshme që deputetët e mazhorancës me urdhër të Ramës, në një lëvizje jo etike dhe joligjore, të ndërhyjnë marrin vendime për miratimin e ligjeve me mashtrime, pa analiza e kosto reale, por vetëm me urdhër të Edi Ramës, duke tentuar të caktojnë edhe vendin e punës së studentëve të mjekësisë duke ju mbajtur peng diplomat 5 vjet.

Kjo bëhej vetëm në kohët kur Parlamenti i Shqipërisë quhej Kuvendi Popullor, dhe ishte nën urdhrat e Enver Hoxhës.

Për dijeni të publikut, neni 4 i ligjit të miratuar nga deputetët e Edi Ramës, parashikon se studentët e vitit të parë duhet të nënshkruajnë kontratën përpara datës së testimit të informatizuar në QSHA, pra që në gusht. Faktikisht, ata ende nuk e kanë marrë kontratën, duke qenë se vlera është miratuar vetëm në tetor 2023.

Vendimi Nr. 527, dt 7.9.2023 në pikën 6 përcakton që kosto duhej përllogaritur para fillimit të vitit akademik.

Kjo e bën të pavlefshëm zbatimin e ligjit për të gjithë studentët aktualë të programit Mjekësi e Përgjithshme, që nga viti i parë e deri në vitin e fundit. Praktikisht ligji ka rënë!!

Ka rënë sepse një masë shtrënguese si kjo nuk e zgjidh problemin.

Ky ligj cenon të drejtën e lëvizjes së lirë të drejtën për arsimim

Qeveria dhe grupi i saj parlamentar janë në paligjshmëri totale, janë në gjueti shtrigash kundër mjekëve të ardhshëm të vendit, janë në ngjashmëri me etërit e tyre të Partisë së Punës.

Qeveria ka gjetur një aleat, fatkeqësisht, edhe te ai që duhej të ishte mbrojtësi i studentëve, rektori i Universitetit të Mjekësisë, sepse qeveria i siguron mbrojtjen për të cilën ai ka nevojë. Sa për kujtesë: Rektori i Universitetit të Mjekësisë është aktualisht nën hetim nga SPAK për koncesionin e Sterizilimit dhe ndaj tij ka masë detyrimi paraqitje nga SPAK. Në vend që të pezullohej nga detyra deri në fund të hetimeve dhe provimit ose rënies së akuzës së rëndë, ai ka bashkëpunuar me qeverinë kundër studentëve.

Miratimi i ligjit, ka prodhuar menjëherë efektet e saj negative. Kërkesa për degën e Mjekësisë u ul me mbi 40%, rrjedhimisht me shumë gjasa duke ulur edhe cilësinë.

Qeveria ka mundësuar kështu që kërkesat për degën e Mjekësisë në Universitetin publik të shmangen drejt privatit apo të shkojnë në universitetet jashtë duke minuar kështu sektorin publik.

Partia Demokratike është dhe do të jetë në krah të studentëve dhe kërkesave të tyre të drejta dhe kushtetuese.

Menjëherë do të kërkojmë dëgjesë në Komisionet parlamentare me ministren e arsimit dhe shëndetësisë. PD do ta ankimojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese.

Read more

Pezullimi i vizave, sqaron Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

Të Lidhura

Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri –

nga 27
11:29 | 15/01/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dalë me një njoftim për sa i përket pezullimit të vizave për...

11:11 | 15/01/2026

11:01 | 15/01/2026
0

Një individ, pronar me letra i disa kompanive, është çelësi për të zbërthyer dy nga dosjet që tashmë janë në...

E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

nga 27
10:31 | 15/01/2026
0

Pas përmbytjeve të fundit në qytetin e Beratit, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme, inxhinieri Pavlo Shkarpa ka akuzuar drejtpërdrejt...

Para
Vrasja e Nikulajt, Britania kthen letërporosinë! Gjyqi më 4 nëntor –

Vrasja e Nikulajt, Britania kthen letërporosinë! Gjyqi më 4 nëntor -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri –

Pezullimi i vizave, sqaron Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

11:29 | 15/01/2026
Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri –

Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

11:11 | 15/01/2026
60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

11:01 | 15/01/2026
E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

10:31 | 15/01/2026
Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

10:05 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Pezullimi i vizave, sqaron Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA
  • Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA
  • 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –
  • E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –
  • Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –
  • Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pezullimi i vizave, sqaron Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA
  • Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com