Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Gjermani, ka zhvilluar një takim edhe me presidentin e Bundestagut gjerman, Norbert Lammert.
Sipas kryeministrit Rama, edhe gjatë këtij takimi është shprehur qartë mbështetja e Gjermanisë për vendin tonë.
Rama: Edhe në takimin me Presidentin e Bundestagut Lammert mirëkuptim i plotë dhe shprehje e qartë e mbështetjes së Gjermanisë për Shqipërinë.