Kryeministri Edi Rama deklaroi sot shkrirjen e Ballkanit të Hapur, një nismë që për vite me rradhë e mbrojti dhe e paraqiti si gjetjen më të mirë të mundshme për të çuar përpara vendet e Rajonit.
E ndërsa Kosova nuk u bë pjesë nga fillimi në fund i kësaj nisme, ndërsa Mali i Zi iu bashkangjit në kohën e kryeministrit Abazoviç, sot Rama në një intervistë televizive tha se Ballkani i Hapur e ka kryer misionin për të cilin lindi.
Kryeministri u shpreh se tashmë duhet të hyjmë me kokë në procesin e Berlinit, sepse procesin e Berlinit e kemi në Tiranë, kemi mundësinë ta zotërojmë si process me mbështetjen e madhe qëe kemi nga Gjermania dhe gjithë të tjerët.
“Por si mundet ne ta mbajmë të bashkuar gjithë këtë mbështetjen e BE ndaj nesh, nëse ne vijojmë të merremi me Oso Kukën. E ardhmja jonë është procesi i Berlinit, do të takoj të gjithë Presidentët e vendeve të Rajonit, përfshi edhe Albin Kurtin”, tha Rama.
Procesi i Berlinit u anashkalu nga Rama me nismën e Ballkanit të Hapur, që pati mbështetjen absolute nga Soros, madje Alex Soros shfaqej në çdo takim që organizohej sa në Tiranë, Ohër apo Novi Pazar.