Në ditë e 1 Majit, dhjetëra qytetarë, punonjës të rafinerisë së naftës, dolën për të protestuar kundër kryeministrit Rama.
Naftëtarët në Fier shprehen se nuk e kanë marrë pagën e luftës, edhe pse u është premtuar nga qeveria. Ata shprehen se gjendja e tyre ekonomike është e mjerueshme dhe kanë frikë për të ardhmen.
“Na la pa bukë dhe tani na shpërndanë, ja ky është Edi Rama”, u shpreh një nga protestuesit.
“Pagën e luftës nuk e ka marrë asnjëri. Po deshi të dalë ndonjëri dhe të thonë që e ka marrë. Të gjithë punëtorët janë në një gjendje të mjerueshme. Nuk e dimë se ça do bëhet me ne, me sa shikojmë nuk ka të ardhme fare. Rama e di gjendjen tonë”, thanë disa nga protestuesit.