Rama nuk heq dorë nga instalacioni, rikthen tenderin 3.7 mln euro – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama nuk heq dorë nga instalacioni, rikthen tenderin 3.7 mln euro

16:18 | 12/01/2023
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Këmbimi valutor 6 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Mjegulla pushton Kukësin, kufizohet ndjeshëm shikueshmëria në qytet dhe në akset nacionale –

Iranianët sulmojnë Abu Dhabin dhe Dubain me dronë dhe raketa, godasin edhe Tel Avivin –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Mars 2026 –

Ndërkohë që opinioni publik është i mbërthyer tek ngjarja e “pastrueses hajdute” dhe rreth 120 mijë euro që u vodhën në shtëpinë e zyrtares qeveritare, Alda Klosi. Një tjetër histori “pastrimi” të 3.7 milionë eurove nga Buxheti i Shtetit po zhvillohej me qetësi dhe larg vëmendjes së qytetarëve.

Pasditen e së Mërkurës, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka rikthyer në skenë tenderin për ndërtimin e instalacionit të drurit në oborrin e selisë së kryeministrit Edi Rama.Në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurorimit Publik është hequr statusi “i pezulluar” i procedurës “Instalacion me strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, “Parku Eden”, me fond limit 431.403.183 lekë të reja.

Procedura është hapur fillimisht në Gusht të vitit 2022. Por ajo u pezullua përkohësisht, pas reagimit të fortë publik ndaj këtij shpenzimi luksos dhe të tepruar të kryeministrit. Tashmë, Dritan Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka vendosur ta rikthejë sërish aktive procedurën dhe pret ofertat e kompanive private deri në datën 27 Janar 2023.

Historia e “kullës prej druri”

Në shtator të vitit 2022, arkitekti futurist austriak, Chris Precht, detyrohet të ndërpresë një intervistë me gazetën “Der Standart”, pasi, sipas tij, i duhej t’i përgjigjej një telefonate të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

“Rama kërkon një projekt për në Tiranë”, i tha Precht gazetares, pasi mbylli komunikimin me kryeministrin shqiptar. Ky detaj ishte tërësisht i panjohur për publikun shqiptar dhe, në kohën e bisedës, askush nuk e dinte për çfarë bëhej fjalë, përveçse dy personave që zhvilluan telefonatën-Rama dhe Chris Precht.

Dy vjet më pas, në Korrik të vitit 2022, Këshilli i Ministrave, me propozim të shefit të qeverisë, Edi Rama, ngarkon Fondin Shqiptar të Zhvillimit që të ndërmarrë procedurat për ndërtimin e një instalacioni druri në oborrin e Kryeministrisë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në 28 Gusht 2022, shpall procedurën për ndërtimin e instalacionit, e cila i ngjan më shumë një kulle druri, me vlerë mbi 3.7 milionë euro.

Tenderi shkaktoi menjëherë reagimin e ashpër public. Vendi, në atë kohë, si edhe sot, vuan një krizë të thellë ekonomike, me inflacion që ka “kapur qiellin”, me çmime shumë herë më të larta se një vit më parë dhe me një menaxhim skandaloz fondesh publike.

Në këto kushte, vendimi i Ramës për të shpenzuar gati 4 milionë euro për një projekt tërësisht të parëndësishëm për jetën shoqërore dhe ekonomike të qytetarëve, natyrisht që nuk do të mirëpritej nga opinion publik.

Rama, i vendosur nën presionin qytetar, u detyrua të bëj një sqarim për projektin. Ai deklaroi se nuk bëhej fjalë për shpenzime luksi, por një projekt për energji të rinovueshme.

Sipas tij, instalacioni prej druri do të shërbente për vendosjen e paneleve të posaçme që do të prodhonin energji nga drita e diellit, duke kursyer energjinë elektrike të prodhuar nga hidrocentralet. Justifikimi i Ramës nuk bindi askënd. Dhe kishte disa arsye. Më së pari, qytetarët nuk mund të kapërdinin faktin se po shpenzoheshin 3.7 milionë euro për një kullë druri, sado e bukur të duket ajo në letër.

Nga ana tjetër, dokumentat e procedurës dëshmonin se panelet diellore nuk kishin lidhje me instalacionin prej druri. Ato do të vendosen në tarracën e godinës aktuale të Kryeministrisë. Pra, u kuptua qartë se nuk ishte aspak e nevojshme që të ndërtohej kulla prej druri për të vendosur panelet e energjisë së rinovueshme.

Kryeministri Rama nuk ia doli të zbuste euforinë e qytetarëve me justifikimet e tij pa bazë, ndaj zgjodhi një alternativë tjetër. Në Tetor të vitit 2022, Fondi Shqiptar i Zhvillimit vendosi pezullimin e procedurës. Me shumë mundësi për të ulur tempin e revoltës dhe për ta rikthyer në një moment më të përshtatshëm.

Dhe, ky moment duket se është fillimi i këtij viti. Në 11 janar, Fondi Shqiptar i Zhvillimit e rikthen aktiv tenderin për ndërtimin e instalacionit prej druri. Opinioni publik tashmë është i përqëndruar tek pastruesja Rozeta Dobi dhe vjedhja që ajo i bëri kasafortës në shtëpinë e Alda Klosit, ish-bashkëpunëtores së ngushtë të Arben Ahmetaj.

Lexo edhe : Dritan Agolli bën realitet ëndrrat e Ramës, hap tender 4 mld lekë për instalacion në kryeministri

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:18 | 06/03/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Mjegulla pushton Kukësin, kufizohet ndjeshëm shikueshmëria në qytet dhe në akset nacionale –

Mjegulla pushton Kukësin, kufizohet ndjeshëm shikueshmëria në qytet dhe në akset nacionale –

nga 27
08:14 | 06/03/2026
0

Kukësi është zgjuar këtë mëngjes i mbuluar nga një shtresë e dendur mjegulle, e cila ka përfshirë qytetin dhe zonat...

Iranianët sulmojnë Abu Dhabin dhe Dubain me dronë dhe raketa, godasin edhe Tel Avivin –

Iranianët sulmojnë Abu Dhabin dhe Dubain me dronë dhe raketa, godasin edhe Tel Avivin –

nga 27
08:12 | 06/03/2026
0

Emiratet e Bashkuara Arabe përjetuan një natë tensioni të lartë pasi Irani ndërmori sulme me dronë dhe raketa ndaj qyteteve...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Mars 2026 –

nga 27
07:42 | 06/03/2026
0

DashiMe hyrjen e Venusit në shenjën tuaj vjen një valë e re sharmi, romantizmi dhe lehtësie në marrëdhënie. Dashuria bëhet...

Para
Tragjike në Kosovë, vdes 15-vjeçari

Tragjike në Kosovë, vdes 15-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:18 | 06/03/2026
Mjegulla pushton Kukësin, kufizohet ndjeshëm shikueshmëria në qytet dhe në akset nacionale –

Mjegulla pushton Kukësin, kufizohet ndjeshëm shikueshmëria në qytet dhe në akset nacionale –

08:14 | 06/03/2026
Iranianët sulmojnë Abu Dhabin dhe Dubain me dronë dhe raketa, godasin edhe Tel Avivin –

Iranianët sulmojnë Abu Dhabin dhe Dubain me dronë dhe raketa, godasin edhe Tel Avivin –

08:12 | 06/03/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Mars 2026 –

07:42 | 06/03/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Mars 2026 –

07:36 | 06/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 6 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Mjegulla pushton Kukësin, kufizohet ndjeshëm shikueshmëria në qytet dhe në akset nacionale –
  • Iranianët sulmojnë Abu Dhabin dhe Dubain me dronë dhe raketa, godasin edhe Tel Avivin –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Mars 2026 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Mars 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 Mars 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 6 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Mjegulla pushton Kukësin, kufizohet ndjeshëm shikueshmëria në qytet dhe në akset nacionale –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com