Rama mendon vetëm si t’i shpëtojë ndëshkimit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama mendon vetëm si t’i shpëtojë ndëshkimit –

09:32 | 08/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Nafta çon drejt falimentit transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit –

Nufi shtie me top mbi Surrel që të trembë laraskat, Pirro Dengu qeth viçat e Vlorës! –

I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme –

Këmbimi valutor 13 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, e ka cilësuar qeverinë si të papërgjegjshme, lidhur me përmbytjet që përfshinë të gjithë vendin, si dhe ka akuzuar kryeministrin Rama se po tenton t’i shpëtojë drejtësisë.

Gjoni deklaroi se dëmet e shkaktuara në pasurinë e qytetarëve, në blegtori dhe në tokat bujqësore janë të jashtëzakonshme.

Sipas tij, ndërsa reshjet janë një fenomen natyror, zgjatja e përmbytjeve për javë të tëra është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së ndërhyrjes nga shteti dhe emergjencat civile. Ai theksoi se kjo situatë “po nxjerr në sipërfaqe të gjithë llumin e korrupsionit të kësaj qeverie”.

Duke u ndalur konkretisht te situata në Durrës, Gjoni u shpreh se ajo që ka ndodhur në këtë qark ka zbuluar “abuzimin shtetëror”. Ai kritikoi ashpër kryeministrin për fajësimin e qytetarëve, duke i quajtur “zhulsa”, si shkaktarë të përmbytjeve. Deputeti përmendi se vetëm një investim në Durrës për kanalet e ujërave të larta dhe hidrovorët kap vlerën e rreth 20 milionë eurove, duke lënë të kuptohet se fondet nuk kanë shkuar aty ku duhet.

Ai shtoi se  kreu i qeverisë nuk mban asnjë përgjegjësi dhe është i fokusuar vetëm në një qëllim: t’i shpëtojë ndëshkimit nga drejtësia.

“Po shkaktohen dëme të jashtëzakonshme në pasurinë e qytetarëve. Përveç taksave të cilët vilen, njëkohësisht rezulton që ka dëmtime në gja të gjallë, në ushqimin e gjesë së gjallë, në tokat bujqësore dhe prodhimet e tokave bujqësore, dhe unë e kuptoj që rreshjet ndodhin në çdo vend të botës dhe përmbytjet ka në çdo vend të botës.

Por përmbytje që të zgjasin me javë të tëra për shkak të mungesës së ndërhyrjes së shtetit dhe emergjencave civile, por njëkohësisht edhe mungesës së investimeve të cilët, tanimë po e nxjerrin në sipërfaqe të gjithë llumin e korrupsionit të kësaj qeverie, tregon që kjo qeveri është e papërgjegjshme ndaj ndjeshmërisë qytetare.

Situata e Durrësit është një situatë e cila duhet të ndalemi në mënyrë të detajuar për shkak se situata e Durrësit ka nxjerrë në sipërfaqe të gjithë abuzimin shtetëror në lidhje me këtë qark dhe me këtë zonë. Padyshim, siç e përmendët edhe juve në insertin e paraqitur pak më parë, investimi në Durrës, vetëm një investim, është rreth 20 milionë euro, që ka të bëjë në lidhje me kanalet e ujërave të larta dhe njëkohësisht edhe me hidravorët.

Rezulton që kryeministri i Shqipërisë nuk mban as edhe një lloj përgjegjësie në lidhje me të gjithë abuzimet, sepse tani më, ai nuk merr përsipër në mënyrë më absolute që t’i përgjigjet kërkesave të qytetarëve. Ai po mendon vetëm e vetëm se si të shtyjë dhe t’i shpëtojë ndëshkimit nga drejtësia, që sipas informacioneve të kohëve të fundit, unë besoj dhe jam i mendimit që është më afër se kurrë që të thirret nga institucionet ligjzbatuese, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Gjoni.

Të Lidhura

Nafta çon drejt falimentit transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit –

Nafta çon drejt falimentit transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit –

nga 27
09:31 | 13/04/2026
0

Operatorët e transportit ndërkombëtar të mallrave në rrugë tokësore ngrenë alarmin për përkeqësimin e situatës në sektor, duke paralajmëruar se...

Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë! –

Nufi shtie me top mbi Surrel që të trembë laraskat, Pirro Dengu qeth viçat e Vlorës! –

nga 27
09:29 | 13/04/2026
0

Nga Agron Gjekmarkaj   Çuditë s’kanë të sosur! Kur ti je zgjuar gjithë bezdi, me zile te koka për të...

I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme –

I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme –

nga 27
08:47 | 13/04/2026
0

  Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar ashpër Papa Leonin përmes një postimi në platformën Truth Social. Në reagimin e...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 13 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:19 | 13/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Para
Rama mund të përballet me sanksione ndërkombëtare –

Rama mund të përballet me sanksione ndërkombëtare -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nafta çon drejt falimentit transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit –

Nafta çon drejt falimentit transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit –

09:31 | 13/04/2026
Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë! –

Nufi shtie me top mbi Surrel që të trembë laraskat, Pirro Dengu qeth viçat e Vlorës! –

09:29 | 13/04/2026
I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme –

I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme –

08:47 | 13/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 13 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:19 | 13/04/2026
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane –

Nafta rritet mbi 102 dollarë për fuçi, çfarë paralajmërojnë ekspertët –

08:15 | 13/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Nafta çon drejt falimentit transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit –
  • Nufi shtie me top mbi Surrel që të trembë laraskat, Pirro Dengu qeth viçat e Vlorës! –
  • I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme –
  • Këmbimi valutor 13 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Nafta rritet mbi 102 dollarë për fuçi, çfarë paralajmërojnë ekspertët –
  • Fitoi zgjedhjet në Hungari/ Kush është Peter Magyar, avokati që e nisi karrierën në partinë e Viktor Orban –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nafta çon drejt falimentit transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit –
  • Nufi shtie me top mbi Surrel që të trembë laraskat, Pirro Dengu qeth viçat e Vlorës! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com