Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë –

22:13 | 18/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për përvojën e tij në politikë dhe ndikimin që kjo ka pasur mbi jetën e tij personale. Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Rama ka theksuar se angazhimi në politikë kërkon domosdoshmërisht sakrificën e një pjese të lirive, pasi roli politik vendos kufij që nuk mund të tejkalohen.

Rama ka shpjeguar se një nga pasojat e këtij angazhimi është humbja e mundësisë për të vepruar krejtësisht sipas dëshirës personale, duke dhënë si shembull kohën kur ishte i lirë të kalonte pushime apo të vepronte pa u ndikuar nga pritshmëritë e të tjerëve.

Kryeministri ka shtuar se kufizimet që lidhen me angazhimin politik nuk mund të perceptohen si humbje, sepse ato janë zgjedhje të ndërgjegjshme. Sipas tij, ato që ka dhënë për të ushtruar detyrën në shërbim të interesit të përbashkët dhe për të tjerëve janë kthyer në rezultate konkrete, dhe kjo e bën të vlefshme çdo sakrificë të bërë gjatë rrugës së tij politike.

Intervista u ndal tek episodi nga e kaluara e Ramës, duke përmendur publikimin e një fotografie të tij nudo nga plazhi vite më parë.

Edi Rama: Në momentin kur njeriu angazhohet në politikën e përditshme patjetër që ka marrë përsipër të negociojë edhe dimensionin e lirisë së vet sepse është vetë ky angazhim që të vendos disa kufij që ti duhet t’i mbash parasysh dhe që nuk mundet dot t’i kapërcesh nëse do që t’i qëndrosh këtij angazhimi dhe natyrisht edhe për hir të të tjerëve sepse në momentin që je një individ i lirë në hapësirë, ti nuk i jep llogari askujt as çfarë thua, as çfarë bën, as ku shkon, as si të pëlqen ta bësh plazhin meqë ra fjala.

Blendi Fevziu: Meqë ra fjala si i angazhuar nuk e bën dot atë që bëre në plazh para se të angazhoheshe?

Edi Rama: Atë dhe shumë gjëra të tjera. Kur je dhe një njeri i lidhur në një kontratë me të tjerë sepse ka njerëz që të kanë besuar, të kanë votuar.

Blendi Fevziu: Kjo humbje është e vullnetshme apo e pavullnetshme?

Edi Rama: Je patjetër i vetdijshëm që në momentin që nëse do në atë “kostum” të ri të kesh sukses duhet që të vësh disa kufij përtej të cilave nuk mund të shkosh.

Blendi Fevziu: Çfarë mendon ti që ke humbur nga liria jote me koshiencë për hir të angazhimit politik dhe shërbimit ndaj partisë, qeverisë etj. Kush janë dimensionet që të mungojnë sot si një njeri normal?

Edi Rama: Nuk e perceptoj si humbje për sa kohë e kam zgjedhur lirisht sepse nuk ma ka vënë njeri me detyrim dhe e dyta për sa kohë unë besoj se ajo çka kam dhënë nga vetja për të bërë këtë punë është përkthyer në shumëçka që kam mundur të bëj në interesin e përbashkët dhe për të tjerë.

“Tim eti i detyrohem një gjë shumë të madhe që pavarësisht se ishte një njeri me autoritet nuk e ushtronte asnjëherë autoritetin e tij për të të thënë që mendo si mendoj unë. Ne ishim në një shtëpi ku unë dhe gjyshja faktikisht flinim në një dhomë. Ishte një dhomë e vogël dhe kishim dy krevatë. Unë zgjohesha me gjyshen, flija me gjyshen.

Dëgjoja gjyshen nga mëngjesi. Prindërit ishin shumë kërkues, por unë isha içik më ndryshe dhe isha içik më hall. Pasi zhvillohej një konflikt mes meje dhe prindërve, siç i ndodh të gjithë fëmijëve kërkoja strehë te gjyshja sepse me gjyshen ishim shumë të afërt. Dhe gjyshja ime thoshte dhe kishte një mënyrë shumë origjinale për të më ngushëlluar.

Më thoshte, shiko mos u mërzit, prindërit bëjnë detyrën e tyre, kjo është detyra e tyre dhe duhet ta bëjnë. Duhet të të thonë ty çfarë bëre gabim. Nga ana tjetër ti do bëhesh burrë dhe burrat të gjithë bëjnë gabime, kështu që do bësh gabime, do bësh gjëra për të cilat të tjerët nuk do jenë të kënaqur vetëm të lutem thoshte mos harro asnjëherë që shumë njerëz do takosh në jetë, shumë gjëra do të të thonë, por takimi më i rëndësishëm është ai që do bësh të fundit.

Takimi i fundit është me dikë që është një plak shumë i vjetër me flokë të bardha, të gjata, me mjekër të bardhë që quhet Shën Pjetër thoshte. Dhe kur të shkosh te ai… Kjo lidhej me faktin që prindërit e kishin bezdi që shoqërohesha me djem më të mëdhenj se vetja. Natyrisht ata me të drejtë thoshin ç’punë ka ky 10 vjeç me 15-vjeçar, 15 vjeç me 25-vjeçar dhe ajo thoshte, ky është njeriu më i rëndësishëm që të takosh sepse ai ka biletat për të shkuar në parajsë ose në ferr.

Dhe do të të pyesë po hë më thuaj çfarë ke bërë deri tani? Si e ke kaluar jetën? Ti do thuash kam bërë këtë, kam bërë atë, kam punuar. Asgjë nga këto nuk mjafton sepse do thotë, të gjitha këto për veten tënde i ke bërë, po për të tjerët çfarë ke bërë? Kjo më rivjen sidomos në rastet kur ndjehem i ngarkuar nga ndonjë gjë, nga ndonjë situatë.

Ose kur vjen një moment që ajo sasia e baltës bëhet e madhe dhe njeriu thotë po çfarë merrem unë me këtë histori. Pastaj më vjen kjo si një mënyrë për të kujtuar që kam bërë këtë e atë. Në këtë kuptim është një balancë që anon nga kjo anë”, tha Rama.

Rama: Kur po ngjitesha në fakultet mëngjesin e 9 dhjetorit dhe demonstrata po vinte drejt meje dhe mes grupit të studentëve dhe meje zbritën forcat speciale, vetëm hedhja e tyre nga kamionët më bëri të më lëkundeshin gjunjët. Mu deshën 10 minuta të shmangesha, por kur u ktheva te studentët jo vetëm që nuk ekzistonte frika, por më dukej një gjë që ishte shumë larg”, tha Fevziu duke rrëfyer një histori personale.

Blendi Fevziu: Qarkullonte se ty Sigurimi të mori të qethi flokët…

Rama: Më tërhoqën për flokësh, më vinin nga mbrapa i kisha dhe flokët më të gjata. Nuk kam pasur asnjë moment asnjë ndjesi tjetër. Edhe tallesha gjithë kohës. Momenti kur e kam ndjerë një gjë të ngjashme me këtë që the ishte ekzaktësisht atë ditë, këtu. Kur u bë gjëja e madhe, dhe pastaj doli edhe Kasëm Trebeshina e shpërtheu fare. Pastaj unë isha aty ulur dhe fillova të mendoj që do dilja jashtë. Ishte 11 janar, ishte një e diel, i ftohtë i madh dhe rreth e rrotull ishin makinat e policisë. Fillova të mendoj. kjo do mbarojë, këta do ikim, ne do ikim, këtu televizor, gjë s’ka. E censuroi RD-ja atë. Më lindi ideja, thashë, pse mos t’i them unë këtyre që hajde firmosni një peticion këtu, që të lënë firmën një numër njerëzish dhe t’ia lemë këtu Ramiz Alisë. Edhe dola edhe thashë do ishte mirë që kjo punë të mos ishte thjesht të jetë këtu. Filloi u shkrua ajo që të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe të lirohen të burgosurit politikë. Dy pika kishte. Aty pashë që një pjesë firmosën, një pjesë filluan të ikin. Kur u firmos salla ishte përgjysmë.

“Unë e mbaj mend shumë mirë, kur ne kemi qenë në shtëpinë e Ardianit natën, duke shkruar për Enver Hoxhën, emri, emri. Emrin Enver Hoxha që është koha për të rishikuar figurën e Enver Hoxha, emri Enver Hoxha në një ekran kompjuteri të shkruar si material armiqësor e kemi fshirë disa herë. Ishte një gjë që nuk e di. Ishte e kombinuar. Nga një anë ishte hera e parë që e shikoje të shkruar si një material armiqësor, dilte nga ne dhe në fund fare, në mos gabohem, i them Ardianit që fshije dhe nesër kur ta printojmë do ta shkruajmë. E shkruajtëm para se të vinim këtu. Ndoshta ishte edhe ideja kushedi çfarë ndodh natën, mund të vijnë të marrin kompjuterin. Ajo që ka ndodhur atë ditë, kur unë kam përmendur emrin e Enver Hoxhës ishte tamam si seancë ekzorcizmi, këtu u ngritën të gjithë njerëzit në këmbë. Jo reagoi, ishte sikur u bë një gol dhe kapeshin njerëzit për qafe, hidhnin gjërat, shallet”, tha Rama.

“Dëmi më i madh që kam konstatuar nga ajo kohë ka qenë që duke vrarë dhe duke mos lejuar që të ngjallet për asnjë sekondë ideja e tjetrit, jo e kundërshtarit, por e tjetrit që ka një mënyrë ndryshe të të menduari dhe pikërisht pse e ka duhet zhdukur, asgjësuar, ka bërë që të kemi trashëgiminë më të errët nga pikëpamja e marrëdhënieve mes njërit dhe tjetrit nga pikëpamja politike, sociale ku tjetri vazhdoi të konsiderohet armik me ndryshimin që në vend të pushkatimeve, burgimeve ishte degjenerimi, balta, sulmet, akuzat, degjenerimi publik i tjetrit.

Kjo është e thellë, por lidhet me fatkeqësinë e madhe që një komunist ultrafanatik u kthye në një konservator ultrafanatik dhe gjuhën e urrejtjes, teknikat e degjenerimit të tjetrit, luftën me çdo lloj kundërshtie brenda vathës së vet dhe me çdo lloj kundërshtari e ktheu në metodë. Mund të thuash çfarë të duash për të tjerë se Fatos Nano vinte nga e njëjta parti, por Nanon nuk mund ta fusësh kurrë në këtë kategori që ishte sistematik se pati edhe ai momentin e vet kur e ktheu degjenerimin publik të tjetrit në metodë për pushtetin brenda partisë, por nuk mund të thuash për të tjerë, që kanë pasur mundësinë të ushtrojnë pushtet, nuk e kanë pasur kurrë.

I vetmi njeri konseguent që e ka mishëruar këtë rrezatimin negativ që thashë të Çernobilit komunist ka qenë ai që tani s’po ja them emrin për respekt të vetes. Linçimet në parti kanë nisur dhe kanë vazhduar në mënyrë konseguente me ato metoda të degjenerimit të kundërshtarit. Gjithë ajo dhunë që e karakterizonte atë regjim në mentalitet dhe e rrënjosur në të gjitha nivelet që kush të shfaqet ty përballë dhe nuk është si ti duhet degjeneruar u transpozua në këtë fazë nga ai atje”, tha Rama.

As nuk e kam imagjinuar kurrë që mund të kthehesha këtu në këtë podium në funksionin që jam sot. As nuk e kam imagjinuar kurrë që do merresha ndonjëherë me politikë në kuptimin e përditshëm të fjalës. Ka qenë liria nuk ka qenë ambicia politike. Unë nuk kisha absolutisht asnjë dëshirë të merresha me politikë të përditshme në kuptimin që të angazhohesha në një parti. Natyrisht po të doja e kisha mundësinë, por s’kisha asnjë dëshirë që të angazhohesha drejtpërdrejt dhe të merresha me politikë të përditshme. E shihja vetëm si një përmasë lirie për të cilën kisha nevojë dhe jo rastësisht ajo fara e parë e një procesi që pastaj u përshkallëzua jashtë mureve ose jashtë oborrit të kësaj akademie, ose e institutit, sot i thonë Universiteti i Arteve, u hodh këtu. Sepse këtu dhe posaçërisht në pjesën që kishte të bënte me artet pamore, apo me pjesën që kishte të bënte me teatrin muret e censurës, muret e izolimit, muret që kufizonin lirinë ndiheshin shumë konkretisht dhe ndiheshin çdo ditë,” tha Rama./ Emisioni Opinion

Të Lidhura

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

nga 27
23:07 | 18/12/2025
0

Disa persona “janë shoqëruar për intervistim” pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

nga 27
22:53 | 18/12/2025
0

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka zbuluar deri në detaje se çfarë ndodhi mes tij dhe Lulzim Bashës,...

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

nga 27
22:41 | 18/12/2025
0

Milani është mposhtur nga Napoli në gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Italisë me rezultatin 2-0. Takimi i luajtur në...

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –

nga 27
22:29 | 18/12/2025
0

eputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka folur për zhvillimet e...

Para
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –

"Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit" -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

23:07 | 18/12/2025
Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

22:53 | 18/12/2025
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

22:41 | 18/12/2025
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –

22:29 | 18/12/2025
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë –

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë –

22:13 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –
  • Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –
  • Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –
  • “Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –
  • Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë –
  • Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –
  • Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com