Edi Rama, po zhvillon një konferencë të përbashkët me homologun e tij holandez Mark Rutte në Amsterdam.
“Sapo të kemi një po, do të jemi të lidhur ngushtë me atë çfarë ndodh në RMV. Ne do të jemi mbështetës të plotë që të bëjmë të mundur realizimin e hapave të mëtejshëm”, tha kryeministri holandez.
Po ashtu Rutte e ka uruar Rama për ditëlindjen.
“Është kënaqësi të jetë me ne ditën e ditëlindjes së tij. Sot bën 58. Të uroj gëzuar ditëlindjen Edi”, u shpreh Rutte.
Kjo konferencë po ndodh njëkohësisht me protestën që gazetarët në Tiranë po zhvillojnë kundër Edi Ramës i cili përjashtoi një gazetar nga konferencat e ardhshme të tij, duke i hequr të drejtën e fjalës dhe raportimit.