Në dëshminë e tij para Komisionit Hetimor për Inceneratorët, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë me deputetët e opozitës.
Rama është përplasur fillimisht me kryetaren e komisionit Jorida Tabaku, ndërsa më pas ka ironizuar deputetin demokrat Lefter Gështenja.
Rama: Si je zoti Gështenja, mire, ti thyej njëherë unë këto arrat e mia. Ti thuaj unë arrat e mia njëherë.
Tabaku: Ju lutem fokusohuni këtu dëshmitar, 100 mijë euro është pagesa.
Rama: Ju bëtë një fyerje, më jepni fjalën me lini të mbaroj fjalën por nëse filloni jo aktrimi etj. E kam bërë një komision hetimor unë këtu. Jo të fyeni.
Tabaku: I vetmi që fyeni jeni.
Rama: Kur? Më thuaj kur?
Tabaku: Fyet me ton.