Asambleja e Partisë Socialiste është ndalur në njësinë 4 në Tirane, ku ndodhet i pranishëm edhe kryeministri Rama. Drejtuesi i socialisteve eshte shfaqur ne krah te Ogerta Manastirliut, si pergjigje indirekte per fushaten e Erion Braces, qe ka shpallur ambicien per te kandiduar ne Tirane.
Drejtuesja politike e Tiranës, Ogerta Manastirliu, tha se kjo njësi do të ndahet në 2 blloqe. Zona e “5 Majit” do të drejtohet nga Blerina Gjylameti, kurse e “Oxhakut” nga Eduard Shalesi.
Kujtojme se dy dite me pare, Erion Brace ka shpallur ambicien për të qenë kandidat i saj për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Braçe e njoftoi këtë gjatë asamblesë së Njësisë numër 5 në kryeqytet, ku ai ishte kandidat për deputet në garën për parlamentin e ri vitin e kaluar. Në njësinë 5 Braçe është një nga tre drejtuesit politik, së bashku me Taulant Ballën dhe Fatmir Xhafën, por në takimin e Asamblesë ai nuk qëndroi krah tyre në podium, por ishte ulur mes anëtarëve socialistë.
“Siç e kuptuat dhe vetë kjo situatë nuk mund të jetë më e tillë. Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët dhe ka nevojë për një organizim ndryshe. Ndaj në këtë situatë unë do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të njësisë 5, por në gjithë Tiranën si kandidat i PS për kryetar bashkie”, mësohet të ketë thënë Braçe gjatë mbledhjes së Asamblesë, duke shkaktuar jo pak habi por edhe duke lënë pa fjalë edhe drejtuesit socialist të qendrës, Taulant Ballën e Fatmir Xhafën.
Në mbledhjen në të cilën ai njoftoi synimin që të jetë kandidat për Bashkinë e Tiranës, ishte dhe Ogerta manastirliu, e përzgjedhura e kryeministrit dhe kryetarit socialist Edi Rama për kryeqytetin, kur në vjeshtën e vitit të kaluar, ai njoftoi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Tirane. Një projekt i cili u bllokua në Gjykatën Kushtetuese e cila e rikonfirmoi në postin e kryebashkiakut.
Pas mbledhjes së Asamblesë, mbrëmë vonë Braçe shpërndau një status në rrjetet sociale, ku ai nuk e përmendte ofrimin e kandidaturës së tij për Bashkinë e kryeqytetit, por që fokusohej te diskutimet për të zgjidhur shqetësimet e qytetarëve, te puna dhe angazhimi për të ardhmen, dhe forcimi i Partisë duke u hapur e përfshirë sa më shumë të majtë.
“Forcimi i PS duke u hapur, pranuar, përfshirë të majtë që duan të zhvillohen e të zhvillojnë idetë e tyre bashkë me PS, ishte një tjetër qëllim i mirë për të cilin folëm e do flasim edhe më tej. Karriget nuk janë kurrë qëllim, puna e punët vlejnë”, shkruan Braçe.
gijotina.com/










