Edi Rama i jep oligarkut Idajet Ismailaj 3 kulla 35-katëshe në truallin e Jetimores së Tiranës “Zyber Hallulli”, ndërsa Genc Kuçukut i dhuron projektin e ndërtimit të “kampusit” të fëmijëve tek “Vilat gjermane”.
Ky është kulmi i mungesës së ndjeshmërisë dhe i hipokrizisë që arrin në majën e këtyre kullave mbi shtëpinë e jetimëve, që po ngre Kryeministri i Socialistëve. Presupozohej që kjo parti të mbrojë shtresat në nevojë nga pangopësia e kapitalizmit të egër. Në fakt, Edi Rama është kthyer një një agjent të madh imobilar në shërbim të oligarkëve.


Juria e udhëhequr nga Edi Rama arriti në përfundimin se asnjë projekt-propozim nga 5 grupet finaliste nuk i trajtonte në mënyrë plotësisht të suksesshme kërkesat.
Prezantimet e pesë projekteve finaliste kishin të njëjtën ide, duke propozuar tri deri në katër kulla me lartësi deri në 45 kate.

Trualli i jetimores u trajtua nga të gjitha ekipet si një nyje intensive zhvillimi imobiliar, ku dominoi vertikalizimi, densiteti i lartë dhe funksionet rezidenciale elitare, ndërsa hapësirat publike mbeten të kufizuara.

Më konkretisht, projekti i investimit quhet: Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpia e re e Fëmijëve “Zyber Hallulli”. Gjatë konkursit nuk u prezantua asnjë studim mbi nevojën për zyra nga ky inspektoriat, që e bën të domosdoshme shkuljen e prej aty të Shtëpisë së Fëmijës. Aty flitet veç për sipërfaqe shfrytëzimi, ndarje përqindjesh, numër kullash, fasada dhe numër katesh.
Propozuesi i suksesshëm është shpallur shoqëria “MOTUS” shpk, me nënkontraktor të specializuar “Asab” shpk + Son Engineering & Construction + Rojkind Arquitectos S.C + Julian Kasharaj.
“Motus” shpk është në pronësi të Idajet Ismailajt, i njohur si ndërtuesi i kullës mbi “Air Albania” dhe i prishjes së monumentit të kulturës në hyrje të stadiumit të vjetër. Ismailajt janë pjesë e rrethit të ngushtë të ndërtuesve pranë Edi Ramës, me të cilët po ndan së fundmi pasuritë publike mbi tokë dhe nën tokë, rersortet, lejet e kullave, kazinotë, HEC-eve, parqet diellore, naftën dhe kromin.

Renditja si fitues në këtë konkurs u bë në bazë të përqindjes së sipërfaqjes që do të ndërtohet, të ofruar për Korporatën, e përllogatitur mbi sipërfaqjen totale të metrave katrorë të kullave.

Më konkretisht, projekti i investimit quhet: Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpia e re e Fëmijëve “Zyber Hallulli”. Gjatë konkursit nuk u prezantua asnjë studim mbi nevojën për zyra nga ky inspektoriat, që e bën të domosdoshme shkuljen e prej aty të Shtëpisë së Fëmijës. Aty flitet veç për sipërfaqe shfrytëzimi, ndarje përqindjesh, numër kullash, fasada dhe numër katesh.
Propozuesi i suksesshëm është shpallur shoqëria “MOTUS” shpk, me nënkontraktor të specializuar “Asab” shpk + Son Engineering & Construction + Rojkind Arquitectos S.C + Julian Kasharaj.

“Motus” shpk është në pronësi të Idajet Ismailajt, i njohur si ndërtuesi i kullës mbi “Air Albania” dhe i prishjes së monumentit të kulturës në hyrje të stadiumit të vjetër. Ismailajt janë pjesë e rrethit të ngushtë të ndërtuesve pranë Edi Ramës, me të cilët po ndan së fundmi pasuritë publike mbi tokë dhe nën tokë, rersortet, lejet e kullave, kazinotë, HEC-eve, parqet diellore, naftën dhe kromin.
Renditja si fitues në këtë konkurs u bë në bazë të përqindjes së sipërfaqjes që do të ndërtohet, të ofruar për Korporatën, e përllogatitur mbi sipërfaqjen totale të metrave katrorë të kullave.

Gurpi i Ismailajve ka ofruar 46 % të sipërfaqes. Në vend të dytë renditet shoqëria “PROGEEN” me pronar Genc Kuçukun, që ofron 45.5 % të sipërfaqes. Në vend të tretë ishte kompani “BE-IS”shpk me pronar Hamz Islamaj, që propozonte 45 % të sipërfaqes.
Juria përbëhej nga Kryeministri Edi Rama, drejtueset e Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH), Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, si dhe arkitektë ndërkombëtarë. Nuk ishte ftuar askush nga Shtëpia e Fëmijës, po ashtu ishte përjashtuar nga vendimmarrja Bashkia e Tiranës.
Në konkurse të mëparshme bashkia ishte e përfshirë me pjesëmarrjen e kryetarit Erion Veliaj, aktualisht në paraburgim si i pandehur për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Thirrja “duo për projekt-propozim dhe investim”, e hapur më 15 shtator 2025, parashikonte shpërnguljen e Jetimores dhe zyrave të shërbimeve të punës nga trualli aktual, si dhe ndërtimin e një kampusi të ri te rruga “Gramoz Pashko”, në ish-kompleksin rezidencial të diplomatëve të Gjermanisë.
Sipas kushteve, ndërtimi i godinave të reja për jetimoren dhe zyrat do të mbulohet nga investitori privat, ndërsa një pjesë e sipërfaqes së ndërtimit në kullat e reja do të jepet për përdorim publik.
“Quhet Kor, si zëri i shumë njerëzve” tha gjatë prezantimit arkitekti meksikan i projektit që parashikon tre kulla 20-25-35 katëshe të lidhura me ura (korridore të përbashkëta) dhe shfrytëzim maksimal të truallit për parking (rreth 3,500 m2). Dy prej kullave parashikohen për rezidenca teksa fasada propozohet të jetë e varur me forma unike të çrregullta.
Ndërsa pjesa e kampusit të ri të jetimores iu dha grupit të angazhuar nga PROGEEN me pronar Genc Kuçukun.
Kush fshihet pas Genc Kuçukut?
Inxhinieri Kuçuku e themeloi kompaninë në vitin 2013, pas fitores së PS-së, me bashkëshortin e një prokuroreje të fuqishme. Një dorë e pushtetshme e ngriti nga hiçi dhe e bëri gati për “biznes” me kryeministrin Edi Rama. Pra, në nivelin e ndërtuesit të kullave në Tiranë.
Shtylla mbështetëse e kompanisë ka qenë Vangjel Prela, bashkëshorti e ish-drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela.
Sipas raportimeve të mëhershme, të paktën gjatë vitit 2019, Vangjel Prela, edhe ai inxhinjer, ka qenë një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të pronarit të kompanisë dhe qëndronte në krahun e djathtë të Kuçukut në renditjen e fotove të stafit, në një faqe të vjetër të shoqërisë së ndërtimit.
Problemet me justifikimin e pasurisë dolën në dritë edhe gjatë procesit të vetingut bashkëshortes së tij, prokurores Donika Prela. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkalla e dytë e procesit të vetingut, shkarkon nga detyra prokuroren Donika Prela, ish-drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Rënda. Prela u përballë me Apelin për shkak se Komisioneri Publik kundërshtoi vendimin e KPK për konfirmimin e saj në detyrë.
Ajo u ndëshkua me largim nga sistemi i drejtësisë për shkak të problemeve të vërejtura në pasuritë e saj. KPA vlerësoi të drejta pretendimet e Komisionerit Publik, sipas të cilit Prela nuk justifikonte në burime të ligjshme disa nga pasuritë e saj.

Pika më e lartë e arritur nga kompania e Kuçukut është në vitin 2023! “PROGEEN” mori kullën e katërt në Tiranë, që do të ndërtohet në zonën e Bulevardit të ri. Një projekt me 52 kate në total, ajo do të zhvillohet nga dy kompani që nuk duken se kanë kapacitet financiar. Megjithatë në Shqipëri lekët gjenden! E para, ‘Smart Construction Invest’ është themeluar vetëm në vitin 2021 me aksioner të vetëm shtetasin Redi Struga. Për vitin 2022, kompania deklaron të ardhura 28 milionë lekë dhe 100 mijë lekë kapital, shumëfish më pak se kosto e kullës që do të ndërtojë.

Kompania e dytë që do të marrë pjesë në këtë projekt është “PROGEEN” me pronar të shumicës së aksioneve dhe administrator inxhienierin Genc Kuçuku. Pasi e ka nisur me kapital modest, ka arritur të ketë xhiro, 1.2 miliardë lekë, por nuk ka kapital për një kullë të tillë.

“PROGEEN” shpk kishte filluar rritje të shpejtë qysh nga prej shtatorit 2019, kur është është e angazhuar në kryerjen e një vëllimi të konsiderueshëm punimesh në kantierin e Bankës së Shqipërisë (Ish Hotel Dajti) për ndërtimin e godinave të reja me punime civile.
Kompania ishte nënkontraktuar nga AD-STAR shpk për të bërë punime tek Hotel Dajti, pasi e kishte fituar tenderin bashkë me një firmë italiane të falimentuar.
Një vit më pas, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i drejtuar nga Dritan Agolli, iu varur drejtpërsëdrejti nga kryeministri Edi Rama, do ta shpallte kompaninë e Kuçukut fituese të tenderit për ndërtimin e parkimit të qytetit të Gjirokastrës, me fond limit një shifër tejet të lartë, rreth 4.2 miliardë lekë të vjetra, pa TVSH.
Fitues është bashkimi i operatorëve “Progeen” dhe “Sina”, të cilët kanë paraqitur ofertën për të kryer shërbimin e kërkuar për një shumë prej 2.9 miliardë lekë të vjetra pa TVSH (rreth 3 milionë euro, me TVSH).
Pas kullës 52 katëshe, menjëherë qeverisa e ka ndihmuar inxhinierin me një dorë parash. Për Kuçukun, drejtori i FSHZH, Agolli ka metodën e përjashtimit të të gjithëve, përveç porosisë.
Tenderi ka një emërtim shumë të gjatë, që tregon edhe nevojën e Agollit për të maskuar sa më shumë gropën se ku po i çon 5 miliardë lekë. Kontrata ka si objekt “Krijimi i një modeli të integruar të zhvillimit në formën e një parku multifunksional me temën e 100 fshatrave: Ferma Didaktike Valias.
Do të ishte më mirë të quhej “rikonstruksion” se sa të zbukurohet me terma si “ferma didaktike” apo “100 fshatrat”. Kjo e fundit (100 fshatrat) është kthyer tashmë në markë korrupsioni e Dritan Agollit dhe e kryeministrit Rama.
Në fund të kontratës, pasi të jetë bojatisur ferma, dhe të jetë korrur bari, do të kemi këtë pamje 3 D.
Për këtë punë janë vënë në lojë 499,725,589 lekë pa TVSH. Dhe më 16 qershor 2025, është mbajtur tenderi ku kanë marrë pjesë 15 operatorë. Megjithatë, komisioni i Agollit nuk ka lejuar t’i bëhet konkurrencë kompanisë së paracaktuar “PROGEEN” shpk. Fituesi i shpallur nga Agolli më 10 korrik 2025. Deri tani nuk është bërë asnjë punë në këtë projekt.

Ndërkohë Kuçuku është edhe përfituers i projektit të kullës që pritet të ndërtohet mbi truallin dhe godinën ekzistuese shtetërore, ku sot ndodhet Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe më parë kanë funksionuar Agjencia Telegrafike Shqiptare dhe Ministria e Mjedisit. Bëhet fjalë për një zonë të preferuar, buzë Lanës dhe pranë Bulevardit “Zhan Dark”, shumë afër qendrës së Tiranës.
Përveç kompanisë “Progeen” e biznesmenit Genc Kuçuku, në garë ishte edhe një kompani tjetër, e cila u shpall fituese, por u tërhoq pa arritur marrëveshje me korporatën.
Si pasojë, projekti i është kaluar Progeen-it të Kuçukut, duke e ulur automatikisht përqindjen e hapësirës që i mbetet shtetit shqiptar nga 46.1 për qind 45 për qind.
Në gjithë këtë histori kullash dhe tenderash, Kuçuku dyshohet të jetë thjesht një emër që shërben si maskë publike për qarkullimin e parave të korrupsionit.
Nga ana tjetër, në fjalën e tij para konkursit, Kryeministri Edi Rama e paraqiti projektin e kullave si një mundësi për krijimin e kushteve më të mira për fëmijët jetimë dhe si pjesë të një serie veprash madhore arkitekturore që, sipas tij, e kthejnë Shqipërinë në pikë referimi për arkitektët ndërkombëtarë dhe në një “universitet të hapur” për brezat e rinj.
Gjithsesi të tronditur nga hetimet e SPAK, që kanë mbërritur në paradhomën e kryeministrit, sipërmarësit po tregohen të tërhequr. Bilanci i korporatës në konkurset për pronat publike mbetet negativ. Në më shumë se 16 thirrje të hapura prej vitit 2024, nuk është njoftuar asnjë kontratë finale e përfunduar, ndërsa në të paktën një rast investitori i shpallur fitues është tërhequr (Void Tower).
“Korporata” apo “Shqipëria 1 Euro”?
AIC është një emër i ri mbi një iniciativë të vjetër. Në kohën e kryeministrit Berisha, pas privatizimit të pronave shtetërore me borde kryenin ankande, u instalua iniciativa “Shqipëria 1 Euro” që jepte tokën për 99 vjet për projekte ekonomike. Tashmë kryeministri Rama në vitin 2019 i ka ndryshuar emrin privatizimeve dhe e ka institucionalizuar me emrin Korporata e Investimeve Shqiptare.
“Pallati i Kongreseve” është një nga xhevairët më të shtrenjtë që ka nxjerrë në ankand korporata. Monumenti i kulturës në pronësi të Bashkisë Tiranë, që prej 25 korrikut 2025, me vendim të mazhorancës së anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak, i ka kaluar në pronësi Korporatës Shqiptare të Investimeve, një shoqërie aksionare shtetërore që ka synim ‘zhvillimin’ e pronave publike.
E ndërtuar në vitet e fundit të diktaturës komuniste për kongreset e ish-Partisë së Punës, kjo ndërtesë ka shërbyer për funksione të ndryshme, nga koncertet e panairet deri te organizimi i samiteve ndërkombëtare. Por fati i saj mbetet tashmë i paqartë.
Sipas pak të dhënave që korporata ka bërë publike, mësohet se godina do t’i nënshtrohet ‘rikonstruksionit’ dhe se ‘partneri privat do të përfitojë pjesën përkatëse të zhvillimit’.
Korporata Shqiptare e Investimeve shtyu afatin për aplikimet për projektin e Pallatit të Kongreseve nga data 26 janar në 16 shkurt 2026.
Sipas dokumenteve, përveç ndërhyrjes tek Pallati i Kongreseve, objektivi i dytë i projektimit është ndërtimi i një godine të re me përdorim të përzier, në pronën për sipërmarrje, në kufi me Pallatin e Kongreseve.
“Dy strukturat duhet të funksionojnë në mënyrë të pavarur, secila me identitetin dhe qëllimin e vet të veçantë”, përshkruhet në projekt.
Shtyrjet dhe vonesat tregojnë se projekti ka probleme të pazgjidhura, megjithatë korporata vepron në mungesë transparence dhe nuk bën asnjë sqarim për publikun. Edhe “Lift Tower” një projekt që përfshin një shumëkatësh tek Inxhinieria e Ndërtimit nuk u finalizua asnjëherë me sukses, pavarësisht shpalljes disa herë.
Po kështu janë një seri procedurash të tjera që mbeten pezull si stadiumet ne disa qytete apo projekte te veçantë te lidhura me institucione si Biblioteka e re.
I gjithë procesi i identifikimit të pronave kryhet në mungesë transparence dhe pa konsultim publik, ndërsa nevoja dhe interesi i publikut përcaktohet në mënyrë arbitrare nga një bord drejtues i emëruar nga ministri i Ekonomisë dhe drejtoresha ekzekutive e Korporatës.
Në vitet e para të funksionimit, aktiviteti i saj u fokusua te projektet në fushën e energjisë, si ndërtimi i parqeve fotovoltaike, investime turistike në zona të mbrojtura apo prona të ushtrisë, si Baza e Pashalimanit, Parku Kombëtar i Divjakës dhe Karavastasë, Syri i Kaltër në Sarandë. Por fokusi ndryshoi kryekëput pasi drejtimin e korporatës e mori Elira Kokona, një bashkëpunëtore e afërt e kryeministrit Edi Rama.
Në plan të parë ka dalë ‘rijetëzimi’ i stadiumeve apo ndërtesave të tjera publike të rëndësishme – një term që nënkupton ‘faljen’ e tokës publike përreth tyre, kryesisht në zona të lakmueshme të Tiranës, në këmbim të shpenzimeve të rikonstruksionit apo metrave katrorë ndërtimi për zyra të administratës.
Mënyra se si kjo agjenci po sillet me pronën publike rezulton në kundërshtim me ligjet në fuqi që mbrojnë sigurinë e pronës publike.
Një raport auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), që mori në analizë punën e korporatës nga krijimi deri në vitin 2024, konstatoi konflikte juridike në funksionimin e kësaj strukture dhe mungesë mekanizmash për monitorimin e efektivitetit të procedurave dhe të ekzekutimit të projekteve. Sipas KLSH-së, këto “paraqesin një risk të lartë operacional dhe institucional për menaxhimin e pronave shtetërore, si dhe nuk garantojnë sigurinë e tyre.”
“Për më tepër, proceset e përcaktuara në këto akte ligjore nuk janë në përputhje me legjislacionin shqiptar mbi Prokurimet Publike, por mbështeten ekskluzivisht në kompetencat dhe procedurat e brendshme të AIC-së,” vëren më tej KLSH, duke evidentuar se Korporata nuk ka një metodologji standarde për seleksionimin e projekt-ideve.
Edhe në aspektin financiar, deri më sot, korporata ka qenë një barrë për buxhetin e shtetit, duke thithur miliona euro për paga dhe kosto operative pa arritur të finalizojë projektet për të cilat u ngrit.
KLSH vë në dukje gjithashtu mungesën e stabilitetit financiar dhe konstaton shkelje në aktin e dhënies së një huaje prej 2.2 miliardë lekësh (22 milionë euro) në formë borxhi për Albcontroll, një tjetër shoqëri aksionare shtetërore, e cila gjendet në vështirësi pasi llogaritë e saj bankare u bllokuan për llogari të biznesmenit italian Becchetti, që fitoi një gjyq arbitrazhi me shtetin shqiptar.
Në fund të majit 2024, një vendim i Këshillit të Ministrave transferoi në pronësi të kësaj strukture 17 prona publike, të cilat më parë i përkisnin ministrive apo agjencive të tjera ligjzbatuese, si dhe 8 godina shtetërore që do të ruajnë funksionin publik, por do t’i nënshtrohen projekteve të zhvillimit.
Kategoritë e “projekteve strategjike’ përfshijnë edhe parkun teknologjik të Durrësit, Expo-Albania në Tiranë dhe projekti ‘Vrina”, i cili parashikon investime në fshatin Vrinë brenda Parkut të Butrinit.
Korporata ka krijuar dy entitete në varësinë e saj: “Albanian State Development & Real Estate”, për realizimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit – një projekt i dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner – dhe “Durana Tech Park”, kompania për financimin dhe ndërtimin e një parku teknologjik në Durrës. Ky i fundit është pjesë e skemës së korrupsionit të lidhur me AKSHI-n. Në hetimet që po kryejnë BKH dhe SPAK, drejtori i licencave të basteve dhe i “Durana Tech Park”, Gjergji Taho, rezulton pjesë e grupit “Agasi”, si orientues i investimeve në ndërtim, me miliona euro të siguruara nga bastet online ilegale, me vlerë rreth 30 milionë euro në vit.
Ndërkaq korporata shpik nevojën për zyra pa kryer asnjë lloj studimi dhe pa ndonjë kërkesë nga administrata. Për shembull Kadastra nuk ka një nevojë të përligjur për zyra të reja, kur sapo ka përfunduar rikonstruksioni i tyre pas dëmtimeve nga tërmeti.
Megjithatë koriporata e përfshiu në planet për kulla.
Ndërkaq ‘rijetëzimi’ i zonave urbane ekzistuese dhe lista vijon me projekte për disa stadiume, “Niko Dovana”, Durrës, “Selman Stermasi”, Tiranë, “Flamurtari”, Vlorë, “Skënderbeu”, Korçë dhe Pallati i Lojrave me dorë “Asllan Rusi”.
Projektet për stadiumet parashikojnë rikonstruksionin e tyre nga privatet në këmbim të tokës publike pranë tyre për ndërtime masive kullash dhe njësive të shërbimit.
Në zonat urbane ka një nënprojekt me emrin ‘Copëzat’, ku nuk ka të dhëna konkrete për pronat publike që do t’u transferohen privatëve, por sipas Elira Kokonës bëhet fjalë për ‘copëza toke’ shtetërore që do t’u jepen investitorëve privatë sipas kërkesave të tyre për të mos penguar projektet e nisura ngjitur me këto toka.
Projektet për bregdetin kanë rezultuar deri tani me mbylljen e procedurave për vilat qeveritare të Velipojës dhe Vlorës, ku do të ndërtohen hotele me 5 yje dhe ku shteti parashikon të marrë në këmbim ‘suita’, që do të përdoren për autoritetet shtetërore. Kompanitë fituese në këto dy projekte janë fituar nga biznesmenë pranë qeverisë, i njëjti rreth që ka përfituar me ligjin e ‘investimeve strategjike’.
Nuk ka asnjë dallim nga mënyra se si u veprua me ligjin 7665 të vitit 1993, i cili parashikonte dhënien me 99 vjet të zonave me përparësi turizmin përmes marrëveshjeve afatgjata me partnerë të përzgjedhur, pa garë. Ndryshimi i vetëm është se tashmë po tjetërsohen ndërtesa dhe troje në mes të qyteteve me funksione publike.
Kështu, në këtë nxitim për ngritjen e kullave në vend të Shtëpisë së Jetimëve, nuk ka një plan se ku do të përfundojnë këta fëmijë derisa të ngrihet “kampusi” i tyre. Edi Rama e ka treguar publikisht se nuk e mban e fjalën. Kujtoni si u zhduk kinema “Republika”. Edi Rama në atë kohë dha leje për një pallat dhe premtoi se kinemaja do të bëhej e re në katin e parë. Nuk është çudi që jetimët të mbeten pa strehë ose të përfundojnë në ndonjë konvikt të mbetur bosh.
gijotina.com/






