Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin –

15:24 | 10/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar! –

Jam kërcënuar me jetë nga persona të maskuar –

Komisioni Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese –

“Askush nuk është mbi ligjin”/ Mesazhi i kryeprokurorit të SPAK, Klodian Braho –

Të gjitha rrugët të çojnë në aferat e Kryeministrit Rama. Ai vazhdon me punët e tij. Nuk bën pauzë, edhe pse tenderat dhe koncesionet korruptive po sjellin kriza, bllokime rrugësh, shembje urash, apo zhdukje portesh për të bërë skela jahtesh.

Ju risjellim në vëmendje projektin që erdhi nga Dubai në Durrës dhe hoqi nga harta Portin, për t’i lënë vend pallateve të Alabbar. Përveç pasurisë publike, Rama ka vënë në dispozicion të projektit Alabbar, edhe  buxhetin e shtetit.

Në këto momente, është bërë gati ndërtimi i një shetitoreje. Projekti përfshin pjesën nga Kovalishenca deri tek Porti i Durrësit, me gjatësi 2.8 km. Qëllimi me sa duket është të rregullohet pamja e investimit në pallatet që po bën Alabbar nga Dubai.

Projekti i shtrenjtë nuk është gjë tjetër veçse kozmetikë mbi investimet e viteve të kaluara, që i del boja pa u përuruar akoma. Beton, kangjella, ndonjë palma ose pishë sa për foto dhe avullojnë miliarda lekë.

Ndërkaq, ky tenderi për paratë e shetitores së re, po lë pas gjurmë korrupsioni. Drejtori i FSHZH, Dritan Agolli ka firmosur në favor të oligarkut Faik Curri pa i marrë në konsideratë ofertat më të ulëta të pjesëmarrësve.

Faik Curri është një biznesmen i preferuar nga Rama. Ai ka marrë shumicën e parave që shpërndan kryeministri Rama nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit për projektet e infrastrukturës turistike. Në këtë kuadër, Agolli e anon peshoren nga Curri, edhe kur përballë janë 20 kompani. Tashmë e kemi mësuar se për oligarkun shkelet barazia në tendera. Ligjet në Shqipëri janë për më të dobëtit!

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit. Kusht: fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”, kështu e klasifikon Open Data Albania tenderin e fundit të Agollit.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt të gjerë: “Investime për infrastrukturën e tregjeve, hapësirave tregtare, multifunksionale, rrugë tregtare në zona model zhvillimi, etj. Faza III Rajonet 1&2: Ndërhyrje për rritjen e ofertës turistike dhe për përmirësimin funksional dhe estetik të bregdetit, Bashkia Durrës”.

Kur Faik Curri e futi tenderin në xhep dhe procedura kishte mbaruar, është bërë një denoncim. Mungesë transparence! Dritan Agolli ka refuzuar të tregojë se si ia dha pikët kompanisë së Currit.

Denoncimi është bërë në Komisionin e Prokurimit Publik. Dikush ka ngulur një gozhdë që tagjejë SPAK që dje nisi hetimet në Autoritetin Portual Durrës. Në mbledhjen e datës 10 shkurt 2026, KPP mori në shqyrtim denoncimin e kompanisë “Lis Konstruksion” shpk.

Firma akuzon Agollin për manipulimin e pikëve. “Kërkojmë transparencë, si e drejta jonë si operator ekonomik pjesëmarrës në këtë procedurë prokurimi për tu njohur me ofertat ekonomike të të gjithë operatorëve të kualifikuar, si dhe përllogaritjen e pikëve përkatëse finale për vlerësimin e ofertës, duke qenë se ndodhemi në rastin që kjo ofertë vlerësohet si “Oferta ekonomikisht më e favorshme, bazuar në kosto””. Kjo është një pjesë e denoncimit të bërë në KPP, e cila është bërë publike në formularin e ankesës.

Ishte një kërkesë që nuk mund të refuzohej. KPP vendosi “Të pranojë ankesën e operatorit ekonomik “LIS KONSTRUKSION” SHPK. Nga ana tjetër urdhëroi Agollin të anulojë procedurën e prokurimit.

Sipas vendimit, Agolli duhej t’i tregonte kompanisë informacionin e kërkuar dhe t’i dërgonte një hard-copy të DTS së re.

Sigurisht që Curri nuk mund të rrezikohej si fitues. Kështu më 20 shkurt 2026, KPP mori vendimin e ri duke hequr masën e pezullimit për tenderin e FSHZH.

Fondi limit i cakuar për këtë projekt është 540.9 milionë lekë (të reja) pa TVSH. Dhe burimi i financimit është parashikuar në programet buxhetore të qeverisë për periudhën 2025-2027.

Data e Njoftimit të Tenderit, sipas dokumenteve ishte më 4 dhjetor 2025, ndërsa procedura është mbajtur më 22 dhjetor 2025, ku janë paraqitur 20 operatorë ekonomikë dhe bashkime kompanish.

Pas disa ditësh, operatorët janë njoftuar se 18 prej tyre janë skualifikuar! Mbi tryezën e Agollit mbetën vetëm zarfet e dy kompanive, ku njëra është “Curri” shpk, me pranar oligarkun e ndërtimit Faik Curri.

Më 14 janar 2026, Curri është shpallur fitues me ofertën 452,597,010 lekë pa TVSH. Por siç del nga dokumentet, kjo nuk ishte oferta më e ulët.

Konkretisht “SHKELQIMI 07” shpk ka bërë ofertë më të ulët, me vlerë 400 milionë lekë pa tvsh.

Po ashtu, me vlera më të ulëta janë paraqitur operatorët ekonomikë:

-“ALBA KONSTRUKSION” shpk,

-“AGI KONS” sh.p.k,

-bashkimi i operatorëve ekonomik “T & XH” shpk & “2 T” shpk,

-“SENKA” shpk & “G.P.G COMPANY” shpk

-“LIQENI VII” shpk & “ULZA” sh.p.k

-“EURONDERTIMI 2000” sh.p.k & “MANE/S” sh.p.k -“VELLEZERIT HYSA” sh.p.k

-“RAFIN COMPANY” sh.p.k & “NDREGJONI” sh.p.k.

-“ВАМІ HOLDING” sh.p.k.

Po ashtu,“LIS KONSTRUKSION” shpk që ka prezantuar ofertën me vlerë 450 milionë lekë pa tvsh.

Ndër ofertat më të ulëta është ajo e bashkimit të operatorëve ekonomikë “PE – VLA – KU” sh.p.k, & “BIBA-X” sh.p.k. me vlerë 339,8 milionë lekë pa tvsh. Në të nëjtin nivel është edhe “JUNIK” sh.p.k me vlerë 427,3 milionë lekë (të reja) pa tvsh.

Curri ka marrëdhënie të qëndrueshme me “Rilindjen”. Ai mer tendera, kryeministri Rama u bën video 3D.

Më 14 qershor 2023 kryeministri Rama e shiste këtë rrugicën në foto për shetitore në Plazhin e Durrësit.

Kjo rrugicë që është vetëm 3 km e gjatë, kishte marrë më parë paratë e bashkisë Durrës për kanalizime, asfaltim, ndriçim dhe gjelbërim. Ndërsa më 15 korrik 2022 erdhi Faik Curri dhe arkëtoi paratë e tenderit të Dritan Agollit 416,6 milionë lekë të reja pa TVSH. Pikërisht këtë “xhevair” e promovonte Edi Rama.

Ky tender përfshinte ndërtimin e shëtitores nga Ura e Dajlanit deri te Kavalishenca. Më konkretisht bëhet fjalë për kontratën me objekt “Transformimi urban në hapësira publike kryesore (rajoni 1 dhe 2), ndërtimi i shëtitores së plazhit nga ura e dajlanit deri në godinën e Kavalishencës”.

Dhe tani, i njëti projekt paketohet ndryshe, i vihet një emër më i gjatë dhe i shtohet fondi limit. Sërish i jepet fondi oligarkut të besuar Faik Curri.

Curri në të njëjtën kohë merr shumë projekte, sepse kjo është metoda e Dritan Agollit. Fondet shpërndahen në pak duar, tek firmat e bizesmenëve që shërbejnë si hinkë për paratë e shtetit.

Në këtë periudhë Currit i është dhënë edhe tenderi me objekt “Investime për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standardit më të lartë të zhvillimit, Loti 2 “Kompleksi i Dijes, Korçë”.

Duke parë vlerën e lartë të tenderit, 474,3 milionë lekë (pa TVSH) janë paraqitur menjëherë 17 oferta të ndryshme. Dhe supozohej që komisioni i vlerësimit të ofertave të shqyrtonte me kujdes secilën prej tyre.

Më datë 13 dhjetor 2023, FSHZH ka shpallur fituesin, pasi i kishte skualifikuar të gjitha kompanitë e tjera. Open Data Albania evidenton se procesi nuk është zhvilluar sipas ligjit. Shihet se Dritan Agolli ka përjashtuar nga gara 16 ofertat dhe ja lënë mbi tavolinën e tij vetëm koktejlin e operatorëve  “XHENGO SHPK” – “CURRI” sh.p.k, me propozimin 3.5 miliardë lekë.

Dhe pa mbaruar këto punë, Curri është thirrur për një tender tjetër të Fondit Shqiptar të Zhvillimit me objekt “Ndërhyrje në infrastrukturën turistike të aventurës, Zip line, ura të varura, Via ferrata, parqe aventure, etj.”.

Vlera e kontratës, sipas dokumenteve, është 173,4 milionë lekë të reja me TVSH. Qëllimi i këtij investimi është realizimi i punimeve të ndërtimit dhe dorëzimi i objekteve të përfunduara me “çelësa në dorë”. Deri tani asnjë celës nuk është dorëzuar!

Agolli e publikoi hapjen e tenderit më 12 shkurt 2025 ndërsa data e dorëzimit të ofertave ishte më 28 shkurt 2025.

“Curri” shpk nuk e meritonte ta fitonte këtë tender sepse kishte oferta më të ulëta. Në këtë procedurë ishin 5 pjesëmarrës, por e gjitha duket se është formale, pasi fituesi është vendosur jashtë komisionit.

Projekti përbëhet nga 8 Zip Line dhe 2 Via Ferrata të shpërndara në disa bashki. Më konkretisht, do të ndërtohen kavo për të rrëshqitur nga një lartësi dhe kavo për alpinizëm në shtigje malore.

Në listën e objekteve të dëshirave të Agollit janë: Ndërtim i Zip Line në kullën 360° në parkun kombëtar të Divjakës; në liqenin e Roshnikut, Berat; në kullën panoramike mbi liqenin e qytetit të Belshit, në liqenin e Grekanit, në Belsh; në liqenin e Funarit, Elbasan; në liqenin e Gjelbër, në fshatin Lalëz, Durrës; në Margegaj, Bajram Curri; në Voskopojë. Po ashtu do të shtrihet Via Ferrata në Buronjat e Kuçit, Nj. Administrative Horë – Vranisht dhe në kanionin e Gjipes, Bashkia Himarë.

Curri, në këtë histori tenderash duket si prestidigjiator, që mban në duar tufa parash që zhduken në çast, ndërsa publiku i habitur pret numrin e radhës!

gijotina.com/

Të Lidhura

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar! –

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar! –

nga 27
15:50 | 10/03/2026
0

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Ende nuk dihet arsyeja e thirrje së...

Jam kërcënuar me jetë nga persona të maskuar –

Jam kërcënuar me jetë nga persona të maskuar –

nga 27
15:44 | 10/03/2026
0

Pronari i MCN TV, Endri Meksi ka kallëzuar në polici se është kërcënuar me jetë. Sipas kallëzimit të Meksit, në...

Komisioni Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese –

Komisioni Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese –

nga 27
15:40 | 10/03/2026
0

Grupi Parlamentar i PD dërgon në Gjykatën Kushtetuese mosmiratimin e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë dhe administrimin...

“Askush nuk është mbi ligjin”/ Mesazhi i kryeprokurorit të SPAK, Klodian Braho –

“Askush nuk është mbi ligjin”/ Mesazhi i kryeprokurorit të SPAK, Klodian Braho –

nga 27
14:40 | 10/03/2026
0

Raporti vjetor i SPAK për vitin 2025, ku paraqiten rezultatet kryesore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, është...

Para
Komisioni Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese –

Komisioni Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar! –

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar! –

15:50 | 10/03/2026
Jam kërcënuar me jetë nga persona të maskuar –

Jam kërcënuar me jetë nga persona të maskuar –

15:44 | 10/03/2026
Komisioni Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese –

Komisioni Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese –

15:40 | 10/03/2026
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin –

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin –

15:24 | 10/03/2026
“Askush nuk është mbi ligjin”/ Mesazhi i kryeprokurorit të SPAK, Klodian Braho –

“Askush nuk është mbi ligjin”/ Mesazhi i kryeprokurorit të SPAK, Klodian Braho –

14:40 | 10/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar! –
  • Jam kërcënuar me jetë nga persona të maskuar –
  • Komisioni Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese –
  • Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin –
  • “Askush nuk është mbi ligjin”/ Mesazhi i kryeprokurorit të SPAK, Klodian Braho –
  • Zgjedhja e kryetarit të ri të PD, kërcet grushti brenda selisë në Shkodër –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar! –
  • Jam kërcënuar me jetë nga persona të maskuar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com