Ish-ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama nuk kurseu ironitë dhe talljet në Kongresin e PS, ku i kërkoi delegatëve të imagjinonin se si do të ishte përballuar pandemia nëse Nardo Ndoka do të ishte ministër.
Ky i fundit i është përgjigjur në Facebook, duke thënë se në kohën kur qeveriste Berisha, kishte “reforma dhe jo koncensione”, ndërsa shton se po iu tregon përralla delegatëve.
“O Edo, o toç, në kohën tonë kishte reforma, jo koncesione!”, shkruan Nard Ndoka, ku në një komenton shton se: “Po e falimenton sistemin shëndetësor me koncesione e PPP dhe ju tregon përralla “kongresmenve” të partisë!”