Gjatë një vizitë në Bashkinë e Devollit, kryemistri Edi Rama është shprehur se kjo Bashki është një shembull i qartë i bashkëpunimit të mirë me Partinë Demokratike, pasi pavarësisht se bashkinë e kanë demokratët, projektet për rikualifikimin urban kanë ecur.
I shoqëruar nga zëvendës/kryeministri Niko Peleshi, Rama tha se ka gjetur të njëjtën gadishmëri dhe nga kryetari i djathtë i bashkisë, Bledion Nallbati, i cili shprehu dëshirën që ky bashkëpunim të jetë më i ngushtë në të ardhmen.
Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në qarkun e Korçës zhvilloi një vizitë në një kombinat të teknologjisë së fundit për përpunimin e mishit, që është ngritur prej një viti ne Korçë, sipas të gjitha standardeve të BE.
Ai ispektoi dhe rikonstruksionin e segmenteve rrugore që lidhin kryqëzimin e rrugës nacionale Korçë-Bilisht me fshatrat Tërovë, Rov, Rrëmbec, Orman, Kuç, Shamboll e Belorta, pjesë të Bashkive Korçë dhe Maliq.