‘Raketat e Iranit arrijnë deri në Athinë e Vjenë’, Ministria izraelite publikon hartën: Kapin të gjithë Ballkanin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Raketat e Iranit arrijnë deri në Athinë e Vjenë’, Ministria izraelite publikon hartën: Kapin të gjithë Ballkanin

11:20 | 04/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Raketat e Iranit kanë një rreze që shtrihet më shumë nga sa mund të mendohej. Zyrtarë izraelitë kanë publikuar një hartë që tregon se raketat e Republikës Islamike mund të arrijnë deri në Europë. Me konfliktin në Lindjen e Mesme që nuk jep shenja qetësimi, është shtuar frika e një zgjerimi të tij.

Ajo që filloi si një valë sulme nga SHBA dhe Izraeli ndaj regjimit të ajatollahëve, tani sipas ekspertëve, është shndërruar në një nga krizat gjeopolitike më serioze të dekadave të fundit, me pasoja që shkojnë përtej kufijve të rajonit. Dhe e rrezikuar nuk është vetëm Lindja e Mesme.

Në një deklaratë të saj, Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit paralajmëroi se aftësitë raketore të Iranit “shtrihen përtej rajonit” dhe përshkroi regjimin në Teheran si një kërcënim në rritje për paqen globale.

Read more

Po mbahet në burg pa asnjë dosje, Rama e arrestoi me dajak –

Botërori pa trajnerë brazilianë –

30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit –

Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune –

Një grafik i publikuar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Mbrojtje tregon një hartë me rreze goditjeje që variojnë nga 300 deri në 2,500 kilometra, duke përfshirë pjesë të konsiderueshme të Europës Juglindore brenda zonës së mundshme të kërcënimit.

Raketat balistike me rreze të mesme dhe të gjata, si Shahab-3 dhe Ghadr-110, konsiderohen më të rrezikshmet, pasi mund të arrijnë deri në 2,000 kilometra. Sipas hartës, rreziku përfshin kryeqytete si Athina, Sofja dhe Bukureshti, si dhe qytete të tjera të Ballkanit Perëndimor. Në rrezen më të madhe teorike, mund të përfshihen edhe kryeqytete si Budapesti, Vjena, Varshava dhe Bratislava, duke marrë parasysh distancën maksimale të raketave.

Megjithatë, mjaft analistë të pavarur theksojnë se këto përllogaritje të rrezes së raketave iraniane, janë kryesisht teorike. Aftësia reale operative e raketave varet nga faktorë të tillë si saktësia, kontrolli ajror dhe kushtet taktike, dhe nuk nënkupton se këto destinacione do të goditen automatikisht, shprehen ata.

The post ‘Raketat e Iranit arrijnë deri në Athinë e Vjenë’, Ministria izraelite publikon hartën: Kapin të gjithë Ballkanin appeared first on 27.

Të Lidhura

Po mbahet në burg pa asnjë dosje, Rama e arrestoi me dajak –

Po mbahet në burg pa asnjë dosje, Rama e arrestoi me dajak –

nga 27
18:20 | 27/03/2026
0

Gjatë një seance plenare, zëvendëskryeministri dhe ministri i Infrastrukturës, Aleksandar Nikoloski, ka kritikuar ashpër opozitën në vendin e tij për...

Botërori pa trajnerë brazilianë –

Botërori pa trajnerë brazilianë –

nga 27
17:48 | 27/03/2026
0

Eliminimi i Kombëtares shqiptare nga play-off-i i Botërorit është përjetuar edhe në Brazil. Sepse për herë të parë në historinë...

30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit –

30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit –

nga 27
17:34 | 27/03/2026
0

Policia na nisur procedimin penal ndaj një gruaje 30-vjeçare, banuese në Lezhë. Ish-bashkëshorti i saj ka kallëzuar pranë policisë se ajo ka...

Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune –

Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune –

nga 27
17:26 | 27/03/2026
0

Baza e një organizate kriminale shqipfolëse është goditur nga policia italiane gjatë një aksioni në rajonin e Pratos në Toskana....

Para
Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia –

“Partizani është ekipi i momentit, por nuk jemi të trembur”, Ivan Gvozdenovic beson te përmbysja -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Po mbahet në burg pa asnjë dosje, Rama e arrestoi me dajak –

Po mbahet në burg pa asnjë dosje, Rama e arrestoi me dajak –

18:20 | 27/03/2026
Botërori pa trajnerë brazilianë –

Botërori pa trajnerë brazilianë –

17:48 | 27/03/2026
30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit –

30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit –

17:34 | 27/03/2026
Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune –

Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune –

17:26 | 27/03/2026
Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune –

Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune –

17:22 | 27/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Po mbahet në burg pa asnjë dosje, Rama e arrestoi me dajak –
  • Botërori pa trajnerë brazilianë –
  • 30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit –
  • Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune –
  • Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune –
  • U pagua 1 milion euro për ekzekutimin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Po mbahet në burg pa asnjë dosje, Rama e arrestoi me dajak –
  • Botërori pa trajnerë brazilianë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com