Radha në spitalin e Lezhës ka bërë që një qytetar të revoltohet dhe të përplaset fizikisht me recepsionisten.
Si pasojë ka marrë lëndime të vogla një punonjëse e spitalit.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e autorit i cili është larguar.
Problemi i radhës në spitale dhe institucione të tjera, vijon të jetë problem për qytetarët të cilët presin me orë të tëra të marrin shërbime, vërtetime apo të vizitohen te mjeku i rekomanduar.