“Qiellgërvishtëse…PPP për 30 – 50 vjet…”/ Ja çfarë u ofroi Niku italianëve në Tiranë (përgjimet) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Qiellgërvishtëse…PPP për 30 – 50 vjet…”/ Ja çfarë u ofroi Niku italianëve në Tiranë (përgjimet)

11:15 | 24/01/2021
në Kosove Rajon, Kryesore
0

Media ka zbardhur pjesë të dosjes prej 1000 faqesh të përgjimeve të Antimafias italiane.

Në mes e këtyre përgjimeve del Niku, shqiptari i cili nga përgjimet është pikë referimi i sipërmarrësit Gallo në Shqipëri.

Ai duket që është njohës i mirë i sektorit të ndërtimit dhe të mënyrës si funksionojnë tenderat në Shqipëri.

Read more

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

Përgjimet i përkasin datës 19 shkurt 2018. Në këtë kohë sipërmarrësit Antonio Gallo, Saverio Brutto ndodhen në Shqipëri.

Ndërkohë në bisedën e përgjuar të datës 29 nëntor 2017 Gallo i tregon avokatit të tij Claudio Larussa për Nikun.

Faqja 643 përgjimi datë 19/02/2018 ore 14.40 kohëzgjatja 2 minuta.

Vendndodhja Shqipëri.

Biseda është mes Antonio Gallo sipërmarrës, Saverio Brutto sipërmarrës e politikan kalabrez dhe shqiptarit Nik.

Nik: Çemento… ai merret me ndërtim?

Saverio Brutto: Po..

Antonio Gallo: Po e bën CALME cemento (i referohet sipërmarrësit Antonio Speziali)… Merr tendera… është një i fuqishëm… kur do vish në Romë ti?

Nik: Punime bën? Apo..

Antonio Gallo: Prodhon e bën punime…

Nik: Në kuptimin që a bën autostrada..

Antonio Gallo: I bën të dyja…

Nik: Apo shet vetëm materiale?

Antonio Gallo: Shet materiale

Saverio Brutto: Shet materiale

Antonio Gallo: E ndërton gjithashtu..

Nik: Nëse shet vetëm materiale nuk di sa hapësirë mund të gjej e them, se janë dy tre fabrika çemento këtu që kanë esksluzivitetin se kujt t’i shesin, kanë bërë një monopol… kanë gurore… i kanë ata…

Saverio Brutto: I pashë sot… çfarë rastësie…, kur po uleshim me avion pashë dy gurore të mëdha…

Nik: …Dhjetë gurore…, por nuk është e thënë se nuk bëhet…

Nik:…Njëri mund të merret me çemento…. tjetri me guroren, meqë janë keq… sillet impianti… e bëhesh pjesëtar…, por nëse ai ka aftësitë e garat… në sensin pra që bën punime me çelësa në dorë… atëherë është më mirë … pasi arrihet vërtetë… rrugët.. punoni bashkë…

Antonio Gallo: Bën dhe këtë…. herës tjetër kur të vijmë…

Nik: Nja dy tendera…

Antonio Gallo: Janë? Kur skadojnë?

Nik: Duhet të dalin tani 60-100 milionë euro…. varet se në çfarë gjëndje je me financimet..

Antonio Gallo: Po këta janë mirë..

Nik: … Nëse janë mirë ka gjë tjetër për të bërë..

Antonio Gallo: Grataçelat më the…

Nik: Po si grataçelat dhe dy koncesione… një e bënë … duhet të bëjnë një tjetër PPP… autostrade… koncesione për 30 vite 50 vite…

Antonio Gallo:… Jo po është një tjetër mik që…

Antonio Gallo: … Janë disa persona… është një mik që ka fonde ( me qëllim investimi Larussa -Gallo në Shqipëri)

Saverio Brutto:… Çfarë ka?

Antonio Gallo: Fonde…

Datë 19 shkurt 2018, ora 14.42. Biseda kohëzgjatja 5 minuta. faqja 643

Sipërmarrësit Antonio Gallo, Saverio Brutto e Nik gjënden në Shqipëri.

Nik: Grateçela…. materialet e ndërtimit jua jap unë … kushtojnë 10 milionë… 10 milionë e më jep dy kate e lahemi kështu.

Nik: merren dy kate në një gratacelë e shiten pas dy o tre vitesh… me dyfishin e shumës… varet sa personi është…

Antonio Gallo: I fortë….

Nik: Varet sa garanci financiare ka brenda…

Antonio Gallo pyet Nik nëse është më mirë të kenë një figurë mashkulli o femre..

Nik: Eshtë më mirë një femër që ka atributetet… e rrëfen episodon e nëj gruaje që i ka kërkuar punë..

Antonio Gallo: Sa është rruga mujore ?

Nik: 400-500 euro në muaj për një djalë të ri e që varet dhe nga përqindjet..

Së bashku llogarisin shpenzimet mujore me një qira 2000 euro për të fituar 30 000 në muaj.

Biseda datë 29 nëntor 2017 ora 18.08.33 kohëzgjatja 5 minuta.09

Vendodhja në Romë

Bashkëbiseduesit avokati Claudio Larussa e sipërmarrësi Antonio Gallo.

Objekt i bisedës hetimet e Guardia di Finanza ndaj bizneseve të Antonio Gallo. Nga minuta 3.10 biseda përqëndrohet tek bizneset në Shqipëri dhe flet dhe për Nik.

Antonio Gallo: … E kjo është në rregull… Në Shqipëri si po ecën?

Claudio Larussa: …Nuk mundëm të flisnim në kohë me këtë… isha vetëm…

Antonio Gallo: Por të mora, kur isha … po ti nuk m’u përgjigje…

Claudio Larussa: Eh, por nuk arritëm në kohë… bëmë gjithçka… herës tjetër që do të shkojmë do të marrim në telefon e do takojmë…. është i mirë ky… (i referohet Nik shqiptarit)..

Antonio Gallo:… Po të thashë … ka kompaninë e pestë në Itali Fumagalli Sol (Sol group)…. atë të oksigjenit… nuk është një leckaman…

Claudio Larussa: E ai është Presidenti?

Antonio Gallo: I Grupit Shqipëria, furnizon Shqipërinë, Mqedoninë… është President i gjithë grupit, jo administrator…

Claudio Larussa: E ka raporte, ka raporte…

Antonio Gallo: Me kryetarin e Bashkisë dhe me qeverinë…

Claudio Larussa: E ti tani, kur do të shkosh?

Antonio Gallo: Në janar dua të shkoj… jo më parë …në janar them..

Claudio Larussa: Në janar flitet tani,..

Antonio Gallo:…po

Claudio Larussa: Edhe për mua … nuk ja dal dot tani… koha fluturon .. jemi afër krishtlindjeve…

……

Antonio Gallo: Unë i kam shpjegur Toto (i referehet Antonino Speziali sipërmarrës ) që kemi folur me Nik e më ka shpjeguar një seri situatash… në Tiranë ka një problem të thellë… janë disa sipërmarrës të fuqishëm që kanë licencë për të ndërtuar grataçela në qendër… e banka nuk i financon më…. e nuk kanë të gjithë likuiditetin për të ndërtuar e kërkojnë ortakë për të bërë këtë operacion… atje merren katër, pesë mijë euro për metër …ose gjashtë mijë….

Claudio Larussa…. Interesante kjo…

Antonio Gallo: Nik më tha… e Saverio (Saverio Brutto) dëshiroj të investoj, kërkon të hyjë në ortakëri…

Claudio Larussa: Jo duhet të bëjmë një fond… një fond siç e kam unë…

/RTV Ora/

Etiketa: “Qiellgërvishtëse…PPP për 30 - 50 vjet…”/ Ja çfarë u ofroi Niku italianëve në Tiranë (përgjimet)Antonio GalloClaudio LarussaItalianetNikpergjimetpppqiellgërvishtësetSaverio Bruttosipërmarrës

Të Lidhura

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

nga 27
18:00 | 14/01/2026
0

Banori i “Big Brother Vip Albania 5”, Ilir Vrenozi, ka treguar arsyet e largimit të tij nga shtëpia këtë të...

Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

nga 27
17:46 | 14/01/2026
0

Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi deklaron se asnjë standard dhe protokoll sigurie nuk është zbatuar në rastin e shoqërimit të...

Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

nga 27
17:30 | 14/01/2026
0

Policia ka proceduar penalisht një 52-vjeçar në Divjakë pasi ka kërcënuar me sëpatë një 51-vjeçar, pas një konflikti për motive...

Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

nga 27
17:16 | 14/01/2026
0

Policia ka nisur hetimin për një 30-vjeçar grek. Ai u ndalua nga policia kufitare, pasi po tentonte të kalonte kufirin ilegalisht....

Para
Dhunimi i 3-vjeçarit/ Gjykata lë në burg pronaren e kopshtit “Diren”

I përfshirë në trafikim droge, GJKKO lë në burg Rexhep Ipek

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

18:00 | 14/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

17:46 | 14/01/2026
Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

17:30 | 14/01/2026
Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

17:16 | 14/01/2026
Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –

Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –

17:00 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –
  • Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –
  • Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –
  • Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –
  • Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –
  • Ankesa e Fatmir Pjetrit, nuk më lejojnë të botoj librin. Nisin kontrollet në burgun e Burrelit si doli audioregjistrimi në instagram –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –
  • Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com