Qeveria shtyn afatin e përfundimit të rrugës së Arbrit deri në… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria shtyn afatin e përfundimit të rrugës së Arbrit deri në… –

18:43 | 04/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po përgatit një amendim të dytë të kontratës koncesionare për ndërtimin e rrugës së Arbrit, duke parashikuar si afat të ri të përfundimit të saj pranverën e vitit 2025.

“Kanë nisur procedurat për shtyrje e punimeve ndërtimore prej 20 muajsh vetëm për Tunelin e Murrizit,” tha MIE në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi për BIRN.

Rruga e Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën ishte planifikuar që të përfundonte në prill 2022, por ministria e zgjati fillimisht me 17 muaj afatin për kompaninë koncesionare “Gjoka 87” për përfundimin e punimeve.

Pas skadimit të afatit të ri, tuneli i Murrizit është ende larg së përfunduari. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, shtyrja u përllogarit nga një inxhinier i pavarur dhe “nuk do të ketë implikime financiare për Autoritetin Kontraktor”.

Ndërtimi i rrugës prej 54 kilometrash që lidh Tiranën me Dibrën filloi në vitin 2018, pasi kompania “Gjoka Konstruksion” fitoi koncesionin me ofertën prej 33.6 miliardë lekësh. Deri në qershor të këtij viti, kompania mori pagesa me vlerë 13.4 miliardë lekë.

Projekti parashikon ndërtimin e një rruge me dy korsi, e cila kalon në një seri me gjashtë tunele dhe dy ura të larta. Por vepra kryesore e projektit, tuneli i Qafës së Murrizit, 3.8 kilometra i gjatë,  është zëvendësuar nga një rrugë e ngushtë malore 8.8 kilometra.

Problemet e hasura me hapjen e këtij tuneli janë përdorur si justifikim i ministrisë për zgjatjen e kësaj kontrate 2 herë me 37 muaj në total.

Ministria i tha BIRN se kompania koncesionare i ka zbatuar afatet e grafikut bazë dhe atij të rishikuar të punimeve, por ajo e konsideron “konfidencial” raportin e vlerësimit teknik të Inxhinierit të Pavarur, duke iu referuar kontratës.

Për pjesën tjetër të punimeve në rrugë, MIE pretendon se ka kuantifikuar:  91.2% të realizimit fizik të punimeve dhe 83.1 % të realizimit financiar të tyre.

Ndërtimi i rrugës së Arbrit është përdorur nga kryeministri Edi Rama si një premtim elektoral për zonën e Dibrës që prej vitit 2013.  Ai e inaguroi me bujë përfundimin e rrugës para zgjedhjeve të prillit 2021, duke premtuar se bashkë me tunelin e Murrizit rruga do të dorëzohej në prill 2022./Reporter.al

Read more

Sqarimet për Agasin, Beqirin dhe tenderët –

Aksident në Fier/ Përplasen dy automjete, një makinë përfundon në kanal, një i lënduar –

Balluku “mollë sherri” mes institucioneve/ SPAK nis hetimet ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ja çëshja që po heton ! –

I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737/ Ja ku ishte! –

Të Lidhura

Sqarimet për Agasin, Beqirin dhe tenderët –

Sqarimet për Agasin, Beqirin dhe tenderët –

nga 27
16:47 | 22/12/2025
0

Është zbardhur dëshmia e drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ku ajo tregon për tenderët dhe marrëdhënien e saj me operatorët...

Aksident në Fier/ Përplasen dy automjete, një makinë përfundon në kanal, një i lënduar –

Aksident në Fier/ Përplasen dy automjete, një makinë përfundon në kanal, një i lënduar –

nga 27
16:45 | 22/12/2025
0

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në vendin e quajtur “Kthesa  e Vajkanit” në Fier. Si pasojë e...

Balluku “mollë sherri” mes institucioneve/ SPAK nis hetimet ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ja çëshja që po heton ! –

Balluku “mollë sherri” mes institucioneve/ SPAK nis hetimet ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ja çëshja që po heton ! –

nga 27
16:39 | 22/12/2025
0

Duket se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për pranimin e padisë së kryeministrit Rama per rrëzimin e kërkesës së...

I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737/ Ja ku ishte! –

I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737/ Ja ku ishte! –

nga 27
16:31 | 22/12/2025
0

Air India ka pranuar se për 13 vite kishte humbur gjurmët e një avioni Boeing 737, i cili u rishfaq...

Para
VIDEO/ Super Arbnor Muja, shënon gol në Champions League –

VIDEO/ Super Arbnor Muja, shënon gol në Champions League -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sqarimet për Agasin, Beqirin dhe tenderët –

Sqarimet për Agasin, Beqirin dhe tenderët –

16:47 | 22/12/2025
Aksident në Fier/ Përplasen dy automjete, një makinë përfundon në kanal, një i lënduar –

Aksident në Fier/ Përplasen dy automjete, një makinë përfundon në kanal, një i lënduar –

16:45 | 22/12/2025
Balluku “mollë sherri” mes institucioneve/ SPAK nis hetimet ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ja çëshja që po heton ! –

Balluku “mollë sherri” mes institucioneve/ SPAK nis hetimet ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ja çëshja që po heton ! –

16:39 | 22/12/2025
I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737/ Ja ku ishte! –

I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737/ Ja ku ishte! –

16:31 | 22/12/2025
Pak orë para protestës kombëtare të PD-së, Kryeministria nën masa të forta sigurie –

16:21 | 22/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Sqarimet për Agasin, Beqirin dhe tenderët –
  • Aksident në Fier/ Përplasen dy automjete, një makinë përfundon në kanal, një i lënduar –
  • Balluku “mollë sherri” mes institucioneve/ SPAK nis hetimet ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ja çëshja që po heton ! –
  • I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737/ Ja ku ishte! –
  • Pak orë para protestës kombëtare të PD-së, Kryeministria nën masa të forta sigurie –
  • Dosja “CEZ-DIA” dhe Lobimi në SHBA, shtyhet gjyqi paraprak për Ilir Metën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sqarimet për Agasin, Beqirin dhe tenderët –
  • Aksident në Fier/ Përplasen dy automjete, një makinë përfundon në kanal, një i lënduar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com