Qeveri tranzitore dhe protestë kombëtare më 20 shkurt – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveri tranzitore dhe protestë kombëtare më 20 shkurt –

14:16 | 12/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja….. –

Parlamenti çek “mbron” kryeministrin Babiš nga hetimi! Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri? –

Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri? –

Rreth 15 parti politike opozitare dhe lëvizje qytetare janë bashkuar në një platformë të përbashkët veprimi, duke kërkuar krijimin e një qeverie teknike dhe duke bërë thirrje për një protestë kombëtare më 20 shkurt. Në përfundim të një takimi disorësh, u prezantuan pesë pikat kryesore të marrëveshjes, të cilat synojnë të unifikojnë veprimin opozitar kundër qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, politologu Ermal Hasimja, pas përfundimit të tryezës së opozitës të thirrur prej tij, u shpreh se rreth 15 parti politike opozitare dhe një lëvizje qytetare kanë rënë dakord për një platformë të përbashkët veprimi kundër qeverisë.

Sipas tij, tryeza prodhoi katër vendime konkrete: një qëndrim të unifikuar kundër çdo ndërhyrjeje ligjore që cenon drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit, mbështetje për një sistem drejtësie kushtetuese sipas standardeve perëndimore, koordinim të plotë për një propozim të përbashkët për Kodin Zgjedhor, si dhe kërkesën për krijimin e një qeverie tranzitore që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Hasimja bëri të ditur gjithashtu se të gjitha forcat pjesëmarrëse i janë bashkuar thirrjes për protestën kombëtare të 20 shkurtit, duke e cilësuar këtë si hapin e parë drejt një fronti të përbashkët opozitar përballë mazhorancës.

Deklarata

Ne jemi të kënaqur, gjithashtu, mbi të gjitha sepse kemi këtu rreth 15 parti politike dhe një lëvizje të rëndësishme si ajo e Diasporës për Shqipërinë e Lirë. Kemi edhe parti që jo domosdoshmërisht kanë rënë dakord me njëra-tjetrën ose kanë qenë, le të themi, në marrëdhënie të mira politike me njëra-tjetrën, por në fund të tryezës kemi arritur në disa përfundime kryesore që mendojmë se janë baza për ndërtimin e një bashkëpunimi të rëndësishëm opozitar. Po jua rendis njëra pas tjetrës.

Në radhë të parë, meqenëse ka lidhje edhe me zhvillimet më urgjente dhe më aktuale, përmes kësaj tryeze ramë dakord për një qëndrim të unifikuar kundër çdo lloj ndryshimi ligjor që synon të godasë drejtësinë dhe ta paaftësojë atë në goditjen ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në radhë të dytë, dhe në të njëjtin kuadër, ramë dakord për mbështetjen ndaj një drejtësie kushtetuese, ndaj një sistemi drejtësie që funksionon në mënyrë kushtetuese, në respekt të të drejtave të njeriut dhe standardeve më të mira perëndimore, të cilat i marrim si model, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kemi gjithashtu një qëndrim të unifikuar për çështjen e Kodit Zgjedhor, që do të trajtohet në një hap të dytë, ndoshta bashkë me ekspertët teknikë. Por, për herë të parë, mund të themi se kemi një vullnet që çdo lloj kodi zgjedhor që do të paraqitet si propozim nga Partia Demokratike në Komisionin e Reformës Zgjedhore, të dalë në bashkëpunim dhe në mënyrë të rakorduar me të gjitha partitë e tjera që janë prezente këtu dhe me ato që mund t’i shtohen bashkëpunimit tonë në të ardhmen.

Një pikë tjetër e rëndësishme është kërkesa e përbashkët e të gjitha partive të pranishme për një qeveri tranzitore ose kujdestare, e cila do të kishte si funksion dhe mision kryesor garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke marrë parasysh të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe partnerëve ndërkombëtarë, si dhe duke luftuar e parandaluar problemet e konstatuara, si përdorimi i administratës, burimeve njerëzore dhe financiare të saj, bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe çështje të tjera.

Nga ana tjetër, kjo tryezë ra dakord me një qëndrim unanim, njësoj si për pikat e tjera, për të bërë thirrje për protestën e radhës në datën simbolike 20 shkurt. Pra, tashmë është një protestë, ftesa për të cilën vjen nga të gjitha palët që janë këtu, përfshirë edhe Forumin për Dialogun Politik. Një ftesë që u drejtohet në radhë të parë qytetarëve të thjeshtë, jo vetëm aktivistëve të këtyre partive, por të gjithë atyre që e ndjejnë peshën e kësaj qeverisjeje.

Këto ishin pikat kryesore për të cilat diskutuam. Siç e thashë, është tryeza e parë dhe jemi shumë të kënaqur. Do të vijojmë me aspektet teknike, si për shembull përzgjedhja e një kodi zgjedhor të unifikuar dhe të rakorduar, të cilin më pas Partia Demokratike, për shkak të peshës që ka në Komisionin e Reformës Zgjedhore, do ta çojë në forumin e duhur.

Diskutuam më pak për çështjen e Këshillit të Mandateve, por jam i sigurt se të gjithë këtu kanë të njëjtin qëndrim: Këshilli i Mandateve duhet të mblidhet dhe imuniteti i zonjës Balluku duhet të hiqet. Nuk besoj se ka ndonjë qëndrim kundër kësaj.

Absolutisht, kjo u bë e qartë edhe në kontekstin e synimit të mazhorancës për të ndërhyrë me ndryshime ligjore për të pezulluar këtë çështje, jo vetëm në rastin e zonjës Balluku, por edhe më gjerë. E ndërtuam diskutimin në një kuadër më të gjerë, pasi ky ishte objektivi.

Ka shumë detajime të këtyre qëndrimeve, por jemi përpjekur të qëndrojmë brenda një kornize të qartë. Siç e dini, kemi punuar rreth dy orë e një çerek, por do të vazhdojmë. Secila prej këtyre pikave do të përkthehet në specifikime konkrete.

Sa i përket “Shqipëria Bëhet”, kemi diskutuar vazhdimisht dhe jemi takuar rregullisht. Qëndrimi i tyre ka qenë se presin një dëshmi të angazhimit të përbashkët mbi bazën e disa kërkesave që kanë bërë publike. Edhe për ato kërkesa kemi diskutuar. Nuk shoh ndonjë arsye që “Shqipëria Bëhet” të mos jetë pjesë e kësaj tryeze, por ata janë në pritje të produkteve konkrete të saj, veçanërisht sa i përket protestave të vazhdueshme në shesh. Elementët e tjerë janë, pak a shumë, të realizuar.

 

 

Të Lidhura

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

nga 27
21:06 | 07/03/2026
0

Në fund të janarit 2026, Këshilli Bashkiak i Himarës miratoi krijimin e shoqërisë “Himara Invest” sh.p.k. Sipas dokumentacionit të siguruar...

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja….. –

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja….. –

nga 27
20:56 | 07/03/2026
0

Shkarkimi i Belinda Ballukut si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës me 85 vota në Kuvend prodhoi një nga ato momentet...

Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri? –

Parlamenti çek “mbron” kryeministrin Babiš nga hetimi! Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri? –

nga 27
20:52 | 07/03/2026
0

Parlamenti çek ka refuzuar këtë javë kërkesën e gjykatës për t’i hequr imunitetin kryeministrit Andrej Babiš, duke pezulluar për momentin...

Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri? –

Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri? –

nga 27
20:50 | 07/03/2026
0

Parlamenti çek ka refuzuar këtë javë kërkesën e gjykatës për t’i hequr imunitetin kryeministrit Andrej Babiš, duke pezulluar për momentin...

Para
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK –

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

21:06 | 07/03/2026
Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja….. –

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja….. –

20:56 | 07/03/2026
Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri? –

Parlamenti çek “mbron” kryeministrin Babiš nga hetimi! Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri? –

20:52 | 07/03/2026
Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri? –

Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri? –

20:50 | 07/03/2026
Dy vrasje në tre muaj! Si u dekorua drejtuesi i policisë i lidhur me grupin e Ines Hajrullës –

Dy vrasje në tre muaj! Si u dekorua drejtuesi i policisë i lidhur me grupin e Ines Hajrullës –

20:46 | 07/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë
  • Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja….. –
  • Parlamenti çek “mbron” kryeministrin Babiš nga hetimi! Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri? –
  • Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri? –
  • Dy vrasje në tre muaj! Si u dekorua drejtuesi i policisë i lidhur me grupin e Ines Hajrullës –
  • Goditje e forte per Berishen, humb zyrtaren e larte demokrate! Kush është zyrtarja që “braktisi” PD për PS –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë
  • Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja….. –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com