Kryetari i ri i bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj i zgjedhur në votimet e 30 qershorit ka hapur me forcë derën e Bashkisë dhe është futur në zyrë.
Ismailaj ka hyrë në zyrë pas orarit zyrtar pasi kryebashkiaku në ikje i Mallakastrës, Agron Kapllanaj boshatisi zyrën dhe kyçi derën.
Kapllanaj u shpreh se nuk mund ta priste kryetarin e ri që sipas tij i ka ditët e numëruara.