Kemi parë çudira të ndryshme në botë, por me siguri që këto pamje i keni parë shumë rrallë.
Në rrjetet sociale janë publikuar momente, kur një qen ndihmon njerëzit të ‘shtyjnë’ makinën.
Ai vepron sikundër njerëzit, duke u pozicionuar pas mjetit e duke e shtyrë atë, së bashku me ‘bashkëpunëtorët’.
Video vërteton dhe njëherë se qeni është një besnik i madh i njerëzve.







