Pas më shumë se 4 orësh, Dorian Duçka, një prej emrave që përmendet në skandalin McGonigal dhe që për disa kohë ka qenë këshilltar i jashtë i Kryeministrit Edi Rama, ka lënë godinën e SPAK.
Duçka ka shmangur komentet mbi atë se për çfarë është pyetur, por ka thënë se për çështjen McGonigal, gazetarët mund të pyesin vetë Departamentin amerikan të Shtetit.
Nuk dihet se për çfarë çështje mund të jetë thirrur Duçka në SPAK, pasi ka dyshime se ai mund të jetë pyetur edhe mbi atë që njihet si dosja CEZ-DIA.
Dorian Duçka është një ndër personat e përmendur në dosjen amerikane të arrestimit të Charles McGonigal, ish-drejtori i Kundërzbulimit në zyrën e Nju Jorkut.
Sipas aktakuzës, Duçka ka mundësuar takimin e parë të Ramës me McGonigal.