Përfaqësuesi Ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso ka deklaruar se vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit, është i patjetërsueshëm.
Sipas Kasos, vendimi i sotëm i gjykatës është bërë që të mbajë peng PD deri në zgjedhjet e ardhshme, duke nënkuptuar kështu se Rithemelimi nuk do të njohë asnjë vendim tjetër.
“Unë nuk i druhem asnjë vendimi gjykate. I trembem çfarëdo lloj vendimi që merret nga arsye dhe shkaqe ekstra ligjore që janë të pafundme dhe të paparashikueshme. Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri është origjinali, i certifikuar dhe i patjetërsueshëm. Këto marifete që nuk janë pjesë e elektoratit të djathtë, duan të mbajnë peng dhe zvarrë deri në zgjedhjet e ardhshme në PD. Arsyeja se pse po bëhet kjo është e qartë sepse po bëhen ndërhyrje të paligjshme proceduriale”, tha Kaso.