Policia e Patosit ka mundur të shpëtoj një 30-vjeçar, pasi si pasojë e depresionit është mbyllur në katin e gjashtë të pallatit ku jeton, ndërsa ka qëlluar veten me thikë në pjesën e kraharorit.
Personi i mbyllur në katin e gjashtë të pallatit është identifikuar si Neli Xhelaj rreth 30 vjeç.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po negociojnë me shtetasin në fjalë, i cili është mbyllur brenda banese rreth orës 06:00 të kësaj të enjte. Por pas afro katër orën negociatash me të, i riu është nxjerrë nga banesa dhe është shoqëruar për të marrë ndodhmën mjekësore.