Milan ka siguruar tre pikët e para të seszonit, në takimin e parë të kampionatit, duke triumfuar ndaj Bolognas, në transfertë, me shifrat 2-0.
“I Rossoneri” i mbyllën llogaritë e takimit, që në 20 minuta e para të lojës, duke shënuar dy herë, brenda 10 minutave.
Trajneri kuqezi, Stefano Pioli, i gëzohet blerjeve të reja, sidomos amerikanit Christian Pulisic, i cili shënoi një nga golat e mbrëmjes.
Provë e mirë dhe për blerjen tjetër, të kësaj vere, Reijnders, autor i asistimit për golin e parë të Milanit, të realizuar nga Giroud.
Duhet thënë se dhe Bologna pati rastet e saj në këtë takim, me vendasit që e kanë vuajtur sot, largimin e njërit prej lojtarëve krysorë, Marko Arnautovic, megjithatë Zirkzee, bëri një paraqitje të pranueshme, por i duhet shumë punë për t’u bërë lideri i ri i repartit të avancuar kuqeblu.
Javën e ardhshme, Milan pret në shtëpi, skuadrën e Torinos, me skuadrën e Piolit që nuk kërkon të ndalet, në rrugën drejt rifitimit të titullit kampion.