FSHF ka publikuar audiopërgjimin ku shikohet qartazi që Erion Veliaj u bën presion anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit në Tiranë që të jënë kundër Armando Dukës në zgjedhjet për kreun e FSHF.
Më poshtë keni të zbardhur fjalën e Veliajt dhe të disa personave të tjerë që kanë qenë në sallë.
Veliaj përdor një fjalon shumë banal, i denjë për filma me pullë të kuqe.
Gijotina.com ka denoncuar disa ditë më parë përfshirjen e Veliajt në këtë aferë duke ofruar qindra mijë euro, vetëm për kapur futbollin.
Në audiopërgjim zëri dëgjohet kur thuhet: “Do shkojmë tek Federate shqiptare e Futbollit për ti bërë shurrën. Jo Uefa e Fifa të zbresë por sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time. Unë do të bëj çdo gjë për tia nxirë jetën këtyre me prokurori e SPAK. Edhe ne të duam të tërhiqemi nuk tërhiqemi dot se prokuroria është vënë në lëvizje. Futbolli është i vetmi ishull që na ka mbetur pa vënë nën kontroll” tha me tej Zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Andi Verçani.
Erion Veliaj:
Një arsye që më ka sjellë këtu sot ka qenë një kritikë nga të gjithë ju që më keni thënë që i ke bërë të gjitha, po tek ne s’ke bërë gjë. Në këto 6 vjet ka pas shumë gjëra për tu bërë që nga pandemia, tërmeti, shkolla, kopshte, ujësjellësi dhe një pjesë e gjërave ka shkuar në vendin e vet, dhe jo vetëm si aksioner i Tiranës, por edhe si pronar i shumicës së shoqatave nuk mund të rrija indiferent. Unë e kuptoj që ka ca njerëz që duan me na kompleksu, vetë nuk kanë kompleks kur futen në fushatë, kur shkojnë pas një deputeti, unë them që kur je aksioner i shpisë tate duhet me fol për shpinë. Kështu, unë kam vendos me fol sot, i keni parë lajmet gjatë ditës, kjo histori ka kalu kufijtë e Shqipërisë. Edhe ne themi sot që do bëhemi dele, do dorëzohemi për një mandat të gjashtë, por nuk e bëjmë dot se pyetja është a jemi burra? Kemi moral? Na skuqet fytyra kur shkojmë në shpi? A kemi një lloj sedre? Ka ardhur koha t’i dalim zot, nëse ka një burrni sot, është koha me e tregu nesër.
Kjo është dhoma jonë e zhveshjes për punët e qytetit. Jemi në këtë sallë 40 vota, nga 54 që janë, unë me këtë sallë fitoj Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, dhe më jo një shoqatë të vogël. Këtu pyetja është jo çfarë do bëjmë se unë e kam marrë përsipër, dhe i kam thënë mua më ke përballë, jo FIFA dhe UEFA, por edhe Jesusi me Muhamedin të zbresin, unë nuk ndalem, se t’i nuk mund të vjedhësh lekët e kalamajve, ti nuk mund të blesh Benz, ti nuk mund të blesh shpi në Londër me lekët tona, nuk ka mundësi se i bie të jemi dele, është turp. Mandati i gjashtë, Salii dy mandate dhe një President, tre, Fatos Nano dy mandate, pesë, ky gjashtë, seriozisht? I bie që ne jemi dele, i bie që ne gënjehemi me 250 mijë lekë, po pse? Që kur ikën ata, ne i kemi kushtet dhe kur na është dhënë mundësia me bashkëpunuar, e kemi bo.
A çuam dy milionë euro tek fusha në Kavajë? I dhamë shpronësime, kthyem fushën, ne i kemi mundësitë por nuk ia jap dot lekët e taksave atij, nuk ia jap dot, s’ma bën zemra, në këtë qytet shpia që ke sot vlen më shumë se para gjashtë vjetësh se është rrit prona me 25%. Si drejtues i qytetit ta zëmë se keni një dhomë në shpi dhe nuk futeni dot, nuk jeni më Zot në shpi, si mund të jetë një dhomë në këtë shpi të madhe të Tiranës që ne nuk kemi akses, edhe si dele, një pjesë e juaja e di, pa dashur keni bërë delegim në portë, nuk ka asnjë problem, prapë jemi 40 këtu po pyetja është pas pesë mandatesh ky burrë, nëse nuk e bën këtë punë mirë, e rrëzon sistemi, se kushdo që të vij pas, ne jemi pronari tani që ne dimë si të organizohemi asnjë nuk është i pandëshkueshëm. Do jetë mësim për këdo tjetër. Ligji edhe për Lali Erin thotë çdo letër higjenike me faturë.
Unë mund të jem dhe më i poshtri, por vetëm fakti që ekziston një sistem që kontrollon kryetarin e bashkisë, s’kemi rrugë tjetër se të vjen SPAK, KLSH, Auditi. Çfarë është ky ishull që nuk i vjen asnjeri që nuk e prek njeri me dorë, por po u organizuam dhe po nuk u përgjigj dhe ti nuk i sjell lejet këtu si bën UEFA dhe FIFA, atëherë do ikësh dhe ti. Po iu flas si vëllezër me dorë në zemër, unë nuk luaj më futboll prej vitesh, djali im është tre vjeç, s’kam lidhje fare, ditë e diel sot kam plot punë në qytet, por duhet me e zgjidh se është karshillëk i madh që i bëhet qytetarëve. Mos me e zgjidh një banalitet dhe unë po them që e kemi për dinjitetin tonë, jo se i kemi inat ata, por për të rinjtë që të kenë idealizma, besim, që një ditë të thonë duam të bëhem si Ronaldo dhe nëse që tani mendojnë që ky pastron këto lekë dhe çdo gjë duhet të jetë tek një familje, por jo prit se duhet të jetojmë të gjithë. Pse të bëhemi ne lypsa në futboll dhe problemi i këtij është se ky i zgjedh vetë zgjedhësit dhe thotë ky s’më pëlqen, ky po, kështu që çuna kemi dy javë që merremi me këtë punë dhe nuk shkojmë si cjapi te kasapi se këto dy javë na janë hapur sytë të gjithëve, mua të parit që nuk merrem fare me këto punë dhe e dinë çunat, u thashë nëse ai prek Tiranën nesër dhe 40 çunat e mi unë nuk di ku do të dal ose ne nuk do ndalemi dhe do shkojmë në çdo qytet. Këto janë lekët e futbollit dhe jo të X-it, nuk janë për zyra, për Benz, për Dubai, për bussines class, janë për futbollin. Kështu që nëse e keni nda mendjen, hajdeni me mu nesër, të dalim dhe t’ia bëjmë tetë me dy, këta janë skuadra jonë se po filloi secili këtu, o çuna ne pasi të fitojmë nesër, prapë do jemi skuadër. Po keni burrni, dinjitet, kjo është skuadër që mund të marrim Tiranën, jo një shoqatë. Po bëhet futbolli qesharak dhe figurat lojë. Unë e di sa sakrifikojnë çunat dhe po të keni burrni ne do të shkojmë nesër atje ku duam. Ne nesër në renditje kemi të vërtetën kryetar dhe statuti thotë se nëse ti nuk i ke dy apo tre kategori informacion, nëse nuk i ke dy të tretat dhe nëse keni firmos pa dashje, sot do të kemi juristin dhe noterin dhe çdo gjë që është firmos deri tani nuk vlen. Pasi të zgjedhim kryetarin, ai të na thërrasë për mbledhje. Nesër iu dua të gjithëve kështu siç jeni, rendin e ditës do ta ndryshosh me dy të treta, hilet që na kanë bërë në 20 vjet, nuk i ke dy të tretat se ja ku janë këtu sot, sa kohë kemi këtu do shkruhet historia e futbollit, një mundësi është që data e nesërme të hyjë në histori si data që çliroi futbollin shqiptar, ose si dita që vdiq futbolli shqiptar. E kemi vetë në dorë me e shkrujt historinë. Ne nesër votojmë kryetarin, fakti që mbledhja ishte në 11, e çun në tre, dhe janë duke iu lut qeverisë që t’i presë në takim. Kjo do të thotë që ka mbaru. Ne jemi në sulm, ata në mbrojtje, nesër do iu bëjmë golin në shtëpinë e tyre. Ndeshja është në tre, siç jemi nja 100 burra këtu, 40 nga shoqata do takohemi te Parku Elektrik te ndërtesa ngjitur, do shkojmë me burrni se ne s’jemi kurva që të fshihemi, jemi burra, hape derën që të kuptosh që këtu je pa vend dhe ne po të dalim nga këtu do fitojmë.
Folësi 1: Nuk kisha parë një rrumpallë të kësaj natyre, dhe çfarë ka bërë ky njeri që është kreu i FSHF dhe e pamë tek Elbasani, Durrësi, Shkodra se çfarë shkeljesh ka bërë gjatë kësaj kohë, kemi renditur tek dokumenti që ju do firmosi një seri shkeljesh ligjore, procedurale, statutore që kanë ndodhur. Ndërkohë referuar faktit që ju në mirëbesim, duke iu shfrytëzuar, duket që keni firmosur letra që s’i keni parë se çfarë keni firmosur duke iu përdorur si të dojë, tani për ta shmangur këtë risk dhe për të qenë të qetë dhe ju, ne kemi hartuar një deklaratë ku themi dy gjëra, nesër nuk miratojmë ndryshimet statutore, sepse ndryshime statutore nuk bëhen kështu, nuk ndryshohet Kushtetuta në një ditë, nuk ka shans nuk ka ndodhur, askush nuk i ka parë por do t’i ndryshojë brenda natës, ndryshim të rendit të ditës nuk ka sepse nuk ka arsye kur statuti duhet të diskutohet tridhjetë ditë para. Pra çdo anëtar i shoqatës, apo i deleguar do të thotë që çdo gjë që ne kemi firmosur dhe bie në kundërshtim me këto dy pika bëhet e pavlefshme, kaq keni, do iu lutesha nëse e keni integritetin apo vullnetin, duhet të firmosni që nesër të jeni të lirë për të firmosur. E rëndësishme është edhe të vendoset se kush do të orientojë mbledhjen në mënyrë që të jemi të qartë. Nëse del Presidenti, se kështu quhet, por kini parasysh se President nuk ka më, se atij i ka mbaruar mandati dhe nuk drejton dot mbledhjen se ai nuk ka mandat dhe as sekretari i përgjithshëm, jeni ju, shumica që drejton mbledhjen prandaj duhet caktuar një komision verifikimi mandatesh qe bën zgjedhjen e Presidentit dhe Presidenti i ri drejton mbledhjen e Asamblesë.
Kështu që nëse e keni nda mendjen, hajdeni me mu nesër, të dalim dhe t’ia bëjmë tetë me dy, këta janë skuadra jonë se po filloi secili këtu, o çuna ne pasi të fitojmë nesër prap do jemi skuadër. Po keni burrni, dinjitet, kjo është skuadër që mund të marrim Tiranën jo një shoqatë. Si mund ti presi robi koqet, si mund të sillesh si rrotë k*ri duke qenë çun futbolli gjithë jetës. Po bëhet futbolli qesharak dhe figurat lojë, unë e di sa sakrifikojnë çunat dhe po të keni burrni ne do të shkojmë nesër atje ku duam.
Folësi 2: Kam folur shumë nëpër ekranet e televizioneve dhe unë dua të them vetëm diçka, që nesër do të jetë mbledhja e asamblesë, ndërsa pasnesër do të jetë mbledhja e shoqatës që është përdorur vetëm për qëllime elektorale, kur kanë në qenë zgjedhje dhe iu kanë marrë firmat. Mjaft që ne të organizohemi dhe ti bëjmë gjërat vetë dhe do ta shikoni sa ndryshim do të ketë.
Folësi 3: Ky është një hall që do të mbarojë sa më shpejt dhe unë jam i bindur që me vizionin tuaj, me përfshirjen unë dua të them që këtu ka nga ata që iu kanë marrë firmën pa parë emrin dhe të shihni njerëz që nuk i keni njohur, do të mbarojë, në konceptin tonë ju jeni njerëzit që na duhen për të ndërtuar pamjen ndryshe për ju, sepse parat te futbollit janë tuajat dhe ju jeni shumica.
Erion Veliaj: Ka kohë deri nesër dhe për 15 të tjerët që nuk janë këtu, që ti çoni fjalë atyre të Federatës të mos shkojnë me letra se do të mbajnë përgjegjësi penale se është e kotë tani me ndryshu rregullat dhe të shtyjnë ndeshjen, kështu që nuk shtyhet ndeshja dhe ne kemi gojë ta bëjmë vetë ndeshjen. Nëse nesër deri në tre duan ta shtyjnë, nuk shtyhet më nëse ata ikin. Noteri i certifikuar është këtu dhe themi se çdo gjë që është firmosur para kësaj date nuk ka vlerë. Nesër as nuk ndryshohet rendi i ditës, as nuk futen gjëra të tjera në axhendë, nesër vetëm votohet kryetari i ri. Nesër numërohen votat, zgjidhet kryetari dhe na njofton për mbledhjen e radhës që t’i çojmë delegatët. Jeni dakord? Kush është dakord të ngrejë dorën. Nesër iu dua të gjithëve aty, ju ftoj një nga një të firmosni.