Pse pastrimi i politikës së korruptuar, nuk mund të ndahet nga drejtësia e korruptuar?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse pastrimi i politikës së korruptuar, nuk mund të ndahet nga drejtësia e korruptuar?!

18:00 | 22/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Patrik Sadikaj

Nga të gjithë barometrat e përceptimit të korrupsionit tek shqiptarët, gara mes dy më të korruptuar ka qenë pikërisht politikë-drejtësi.

Herë ka parakaluar njëri a, herë ka parakaluar tjetra, por ama shumë pak janë sfiduar nga sektorë të tjerë të rëndësishëm që japin shërbim për njerëzit.

Read more

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Shkurt, saktë dhe bukur: Politika është e korruptuar. Shkurt, saktë dhe bukur: Drejtësia është e korruptuar. Ju siguroj se 99 përqind e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni shkaktohet nga këto dy hallka, dhe vetëm 1 përqind (janë politikanët dhe njerëzit e drejtësisë) mendojnë të kundërtën. Këto shifra kanë gati 30 vjet që nuk ndryshojnë dhe nëse nuk ka një reagim të fortë, një veprim radikal, do të vazhdojnë të jenë po kështu edhe për 30 vite të tjera.

Edi Rama, pikërisht me premtimin se do të pastronte drejtësinë nga korrupsioni gënjeu shqiptarët në vitin 2013 dhe mori votën për të qeverisur. Edhe në 2017-ën ishte po e njëjta fjali premtuese që i garantoi mandatin e dytë.

Pikërisht gjatë mandatit të dytë, ai nën mantelin e drejtësi pastruesit u bë dashnori më i madh për vettingun. Kështu që me bekimin e ndërkombëtarëve, u nis një procesi i “pastrimit” të drejtësisë.

Padyshim një prej atyre proceseve që unë personalisht mendoj se i duheshin kësaj drejtësie, pavarësisht se ky proces u keqpërdor në mënyrë qesharake. Gjithsesi disa elementë të korruptuar i pastroi, ndërsa shumë të tjerë duhet të pastrohen.

Tani kur jemi në një fazë të thelluar të vettingut, shumica, ndërkombëtarët, por edhe qytetarët që besojnë tek vetting, duan që ky proces duhet të vijojë deri në fund.

Pra drejtësia e korruptuar duhet shpëtuar e fituar si një drejtësi e pastër që shkon në favor të së drejtës e jo në anën e parasë që hodhet në peshore.

Pyetja që shtroj unë, duke marrë pikërisht këtë shëmbull, është fare e thjeshtë:

Meqë Edi Rama në çdo komunikim të tij shqip e anglisht krekoset për suksesin e vettingut në drejtësi, pse nuk mendon njësoj për vettingun në politikë?

A është politika e korruptuar njësoj si drejtësia, mos më shumë?

Padyshim që po. Madje është politika kontribuesja kryesore e korrupsionit të drejtësisë.

Sado të lodhemi duke hequr gjyqtarë e prokurorë nga sistemi, pa hequr politikanët që kapin e korruptojnë njerëzit e drejtësisë, vetting nuk do të japë asnjë rezultat. Do të hajë shumë para, investime e shumë gjëra të tjera, por nuk do të arrijë kurrë të ofrojë zgjidhjen e duhur për pastrimin e drejtësisë.

Pra, thënë qartë: duhet domosdoshmërisht pastrami i politikës nga korrupsioni dhe të inkriminuarit që drejtësia të çlirohet nga prangat e këtyre elementëve që e kanë zënë politikën për fyti.

Nëse nuk bëjmë vetting në politikë, nuk bëjmë dot as vetting në drejtësi dhe anasjelltas.

Ndaj çdo propozim për të pastruar politikën, duhet të jetë një investim për të mos u hedhur poshtë. Mënyrat apo skemat se si mund të bëhet kjo, padyshim që mund të jenë të diskutueshme, por ama pastrimi i politikës nga të inkriminuarit dhe të korruptuarit nuk duhet të jetë dilema e askujt.

Edi Rama nuk ka asnjë justifikim që të thotë jo. Është i dënuar të bëhet pjesë e një sfide historike që do të shënonte edhe fundin e tranzicionit të këtij vendi që ia kanë pirë edhe pikën e gjakut, njerëzit që nëpërmjet politikës janë bërë miliarderë, pronarë tokash e biznesesh të pamerituara, vetëm e vetëm sepse kanë qenë në politikë dhe kanë përdorur pushtetin që të jep kostumi e kollarja në Shqipëri.

Edi Rama apo kushdo tjetër, nuk mundet të na thotë se binjakët siamezë (drejtësi-politikë) janë ndryshe nga njëri-tjetri. E si të tillë, nuk mundet të trajtohen njëri ndryshe e tjetri ndryshe. Fundja binjakët janë ose të nënës ose të njerkës.

Në fund dua të them edhe diçka morale në këtë histori. Ashtu si në drejtësi, që prej vettingut (vettingut të drejtë) që manteli i gjykatësit apo prokurorit nuk është më pronë e vetëm një grushti njerëzish që prej 30 vitesh, por e të rinjëve që shkollohen brenda e jashtë vendit, edhe në politikë ka ardhur koha që të mos jenë më të njëjtit njerëz që e shohim prej ditës së parë që besuam se fituam demokracinë.

Demokraci do të thotë qarkullim elitash edhe në politikë. Hapsira për të rinjtë, jo bunkierë ku nuk depërton dot askush pa lejene e “pronarëve” të politikës.

Vettingu duhet ti japë zgjidhje kësaj.  Nuk ka mënyrë tjetër për të shpëtuar demokracinë, veçse të ndalim konceptin e “tokës së nxanun” në politikë e drejtësi.

/panorama.al/

Etiketa: drejtësia e korruptuarKarrupsionpastrimiPatrik Sadikajpolitikë

Të Lidhura

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

nga 27
19:15 | 01/02/2026
0

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

nga 27
19:05 | 01/02/2026
0

Tirana ka triumfuar në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e...

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

nga 27
18:33 | 01/02/2026
0

Pas rreth tetë orësh pune intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u...

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

nga 27
17:57 | 01/02/2026
0

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Para
Nafta bie në bursa, ndërsa Bordi e rrit/ Ibrahimaj: Aspak e vërtetë…

Do të ketë shpërblim për Vitin e Ri dhe rritje të pensioneve? Ministrja Ibrahimaj zbulon vendimin e qeverisë…

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

19:15 | 01/02/2026
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

19:05 | 01/02/2026
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

18:33 | 01/02/2026
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

17:57 | 01/02/2026
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

17:25 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –
  • Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –
  • Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –
  • Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –
  • VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com