Presidenti Vladimir Putin i ka qendruar deklaratës së tij se ushtria ruse po kryen një “operacion special ushtarak” në vend që të shpallin luftë por Rusia mund të ketë bërë vetëm fillimin e pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.
Megjithatë, zyrtarët dhe analistët e Perëndimit besojnë se kjo gjë mund të ndryshojë në 9 maj, një ditë simbolike për Rusinë, me një deklaratë zyrtare të luftës që do t’i hapë rrugën Putinit për të zgjeruar fushatën e tij ushtarake duke përdorur më shumë potenciale të ushtrisë ruse.
9 maji, i njohur si “Dita e Fitores” brenda Rusisë, përkujton fitoren e vendit ndaj nazistëve në vitin 1945.
Kjo ditë shënohet me një paradë ushtarake në Moskë dhe liderët rusë tradicionalisht qëndrojnë mbi varrin e Vladimir Leninit në Sheshin e Kuq për ta vëzhguar atë.
“9 maji është krijuar për t’u dukur para turmës vendase, për të frikësuar opozitën dhe për të kënaqur diktatorin e kohës”, ka thënë për CNN, James Nixey, drejtor i Programit Rusi-Euroazi në Chatham House.
Presidenti rus ka disa alternativa sipas Oleg Ignatov, analist i lartë për Rusinë në Crisis Group.
“Shpallja e luftës është skenari më i vështirë”, mendon ai.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cili nuk i ka shpallur zyrtarisht luftë Rusisë, ka vendosur ligjin ushtarak në Ukrainë kur filloi sulmi rus në fund të muajit shkurt.
Një alternativë tjetër për Putinin është të miratojë ligjin e mobilizimit të Rusisë, i cili mund të përdoret për të filluar një mobilizim të përgjithshëm ose të pjesshëm ushtarak “në rastet e agresionit kundër Federatës Ruse ose një kërcënimi të drejtpërdrejtë agresioni, shpërthimi të konflikteve të armatosura të drejtuara kundër Federatës Ruse”.
Kjo do t’i jepte mundësinë qeverisë jo vetëm të grumbullonte trupa, por edhe të vendoste ekonominë e vendit në gjendje lufte. Ushtria ruse kanë humbur të paktën 15,000 ushtarë që nga fillimi i sulmit, sipas Nixey dhe do të nevojitet shtim përforcimesh nëse Moska dëshiron të arrijë përmbushë qëllimet e saj në Ukrainë. Mobilizimi mund të nënkuptojë zgjatjen e rekrutimit për ushtarët aktualisht në forcat e armatosura, thirrjen e rezervistëve ose sjelljen e burrave të moshës luftarake që kanë pasur stërvitje ushtarake, tha Ignatov.
Por kjo përfaqëson një rrezik të madh për kabinetin qeveritar të Putinit, thotë ai.
“Kjo do të ndryshonte të gjithë narrativën e Kremlinit”, tha Ignatov, duke shtuar se masa do ta detyronte Putinin të pranonte se pushtimi i Ukrainës nuk ka shkuar sipas planit.
“Është një vendim shumë i rrezikshëm”, shtoi Ignatov, duke shpjeguar se mobilizimi në shkallë të plotë do të dëmtonte gjithashtu ekonominë ruse, e cila veçse është në vështirësi dhe mund të zvogëlojë mbështetjen për Putinin në vend, pasi disa rusë mbështesin pushtimin e Ukrainës pa dashur të shkojnë personalisht dhe të luftojnë, mendon analisti.
“Nëse ata shpallin mobilizim të plotë, disa njerëzve nuk do t’u pëlqente”, ka thënë Ignatov.
Sidoqoftë, sipas tij, mund të jetë ende e mundur që Putini të miratojë ligjin e mobilizimit pa i shpallur zyrtarisht luftë Ukrainës. Putini gjithashtu mund të vendosë ligjin ushtarak në Rusi, duke pezulluar zgjedhjet dhe duke përqendruar më tej pushtetin në duart e tij, tha Ignatov.
Nëse Putini nuk shpall luftë, ai mund të kërkojë një ngjarje tjetër për të bërë një deklaratë për të shënuar Ditën e Fitores. Opsione të tjera përfshijnë aneksimin e territoreve të shkëputura të Luhanskut dhe Donetskut në Ukrainën lindore, duke bërë një shtytje të madhe për Odesan në jug, ose shpalljen e kontrollit të plotë mbi qytetin port jugor të Mariupolit.
Ka gjithashtu informacione se Rusia mund të planifikojë të shpallë dhe aneksojë një “republikë popullore” në qytetin juglindor të Khersonit.
“Ai (Putini) do të jetë në gjendje të deklarojë se ushtria ruse pati disa fitore në Ukrainë”, tha Ignatov. “Ai mund të përpiqet të përdorë këtë datë për të forcuar mbështetjen e tij. Megjithatë, është e vështirë të parashikohet se çfarë do të bëjë Rusia dhe presidenti i saj”, shtoi analisti.
“Të gjitha vendimet merren nga një njeri dhe disa këshilltarë të tij”, tha Ignatov.
Ndërkohë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, c tha të hënën se ka “arsye të mirë për të besuar se rusët do të bëjnë gjithçka që munden për të përdorur 9 majin për qëllime propagandistike”.