Gjatë fjalë së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzoi Partinë Socialiste se po mbron Belinda Ballukun përballë kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit, duke e cilësuar mazhorancën si një “organizatë kriminale”.
I pyetur nëse PS do të votojë kundër heqjes së imunitetit të ministres, Berisha u shpreh se sipas tij, kjo forcë politike ka bashkëfajësi në aferat dhe vjedhjet që, siç pretendon opozita, kanë shoqëruar qeverisjen.
Berisha deklaroi se PS ka krimin si “substancë” të funksionimit të saj politik dhe se mbrojtja e zyrtarëve të akuzuar është dëshmi e kësaj, duke theksuar se, sipas tij, më shumë se një parti, ajo vepron si një organizatë kriminale.
Ditën e nesërme PS mbledh grupin parlamentar. A mendoni se PS do të marrë vendim për të mos votuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, të kërkuar nga SPAK?
Berisha: Ajo është një repart krimi.
Ajo parti ka faktuar shqiptarëve që është mater matrix e krimit në Shqipëri. Nuk ka.
Ajo parti ka krimin substancën, shpirtin, mendjen e vet.
Sepse është ajo parti që ka sjellë këtë situatë, është ajo tolerancë, ajo bashkëfajësi që kanë ata në vjedhje dhe të gjitha, dhe ajo parti nuk është gjë tjetër vetëm parti e krimit.
Aty Sara Mile dhe Arkend Balla janë lule çfarë janë ministrat dhe zyrtarët e tjerë të implikuar.
Prandaj, unë mendoj se mund ta përdorni fjalën parti, por më shumë se çdo gjë tjetër i shkon fjala organizatë kriminale.
Rama ka asgjësuar sistemin e drejtësisë në kuptimin e akuzës për zyrtarët e lartë, në kuptimin e ndëshkimit. Rama po mbron veten e tij, po mbron Lubinë. E falenderon që pranoi refuzimin e dorëheqjes.
Ai i ka faktuar shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se është një hajdut dhe është në përpjekjet e fundit për të mbrojtur vjedhjet që ka bërë. Kjo që po ndodh me rrugët e ndërtuara prej tyre, të çara, të shkatërruara është një dëshmi e dështimit për shkak të vjedhjes








