Përfaqësuesit e PS-së, Damian Gjiknuri bashkë me Mirela Kumbaron, Blerina Gjylametin, Laert Durajn, Artemisa Malon dhe Eridian Salianjin zhvilluan një takim në Athinë me përfaqësues të komunitetit shqiptar, shoqata dhe organizata jo-fitimprurëse shqiptare nga qytete dhe ishuj të Greqisë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri thekson se: “Në këtë bashkëbisedim të frytshëm diskutuam lidhur me çështje dhe probleme të ndryshme të komunitetit shqiptar në Greqi, midis tyre çështja e pensioneve, problematikat e hasura me lejet e qëndrimit, si dhe vota e diasporës”.