Partitë politike që abuzuan me fondet e fushatës në zgjedhjet e 25 prillit 2021 do të gjobiten. Propozimi u bë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas raportit të institucionit, të gjitha subjektet kanë shkelur ligjin dhe duhet të gjobiten në bazë të kodit. E vetmja parti që është gjetur korrekte për shpenzimet elektorale është Partia e Lirisë.
KQZ-së evidenton Partinë Socialiste si subjektin që duhet të marrë gjobën më të madhe, plot 55 milionë lekë të vjetër.
Kjo, pasi siç thuhet në dokument Partia Socialiste e Shqipërisë” ka tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore. Shuma e lejuar e shpenzimeve nuk duhet të jetë më shumë se 3 herë më e madhe se shuma më e lartë që ka marrë një subjekt zgjedhor nga fondet publike për qëllime zgjedhore.
Sipas llogarive, PS e ka tejkaluar kufirin me 45 milionë lekë të vjetër.
Lista me shumat e gjobave e propozuara për secilën parti politike (Gjoba në lek të rinj)
PS: 5.5 mln lekë
PD: 700 mijë lekë
PDK: 100 mijë lekë
Lzhk: 100 mijë lekë
- LEGALITRTI : 500 mijë lekë
PR: 500 mijë lekë
Lzhk: 500 mijë lekë
Balli Komb. Demokrat: 500 mijë lekë
Nisma Thurje: 600 mijë lekë
Bindja Demokratike: 600 mijë lekë
Lëvizja Demokratike: 600 mijë lekë
PSD: 600 mijë lekë
Balli Kombëtar: 600 mijë lekë