Partia Socialiste ka konkretizuar nismën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, duke mbledhur deri më tani 47 firma për shkarkimin e Metës.
Pritet që kjo nismë e socialistëve të futet në kalendarin e punës së Kuvendit. Ndërkohë, sot do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të miratuar kalendarin 3-mujor të Kuvendit.
Konferenca e Kryetarëve do të miratojë programin 3-javor të punimeve të Kuvendit. Kujtojmë se nisma për shkarkimin e Presidentit Meta nisi pas fitores së PS në zgjedhjet e 25 prillit.