Anders Behring Breivik, njeriu që vrau 77 persona në vitin 2011 në Norvegji, ka provokuar sërish.
Ai ka bërë një përshëndetje naziste, ndërsa ka qenë në gjykatë ditën e sotme.
Breivik ka bërë një padi ndaj qeverisë norvegjeze, pasi thotë se e kanë mbajtur në izolim dhe kushtet e burgut nuk janë të mira.
Sipas tij, kjo gjë ka bërë që të kalojë në depression dhe të mos studiojë më.
Ai është dënuar me 22 vjet burg në vitin 2012, pasi ky është dënimi maksimal në Norvegji, pavarësisht se Breivik vrau 77 persona.
Ndërkohë, ankesa e tij duket qesharake, nëse sheh kushtet në burgun ku ndodhet.