Ndërkohë që një grup artistësh dhe mbështetësish të tyre janë ngujuar në ambientet e brendshme të Teatrit Kombëtar, ka mbërritur në sheshin përpara kësaj godinë shefi i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.
Nuk dihen motivet e kësaj prezence të papritur kur ndryshe nga disa çaste më parë kishte përplasje midis policisë dhe protestuesve, tani situata paraqitet e qetë.