Policia e Tiranës ka proceduar kryedemokratin Lulzim Basha për protestën e djeshme, e organizuar nga Alenca për Mbrojtjen e Teatrit.
Mësohet se në listën e të proceduarve për protestën e djeshme janë edhe artistët Robert Budina, Neritan Liçaj, Adriana Kalaja, Artan Manushaqa si dhe Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.
“Procedimi ndaj tyre nisi pasi, më datë 18 maj 2020, rreth orës 16:30, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.