Protesta në Divjakë konfirmon problemet në ‘incineratorin’ e Fierit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta në Divjakë konfirmon problemet në ‘incineratorin’ e Fierit –

14:24 | 14/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Një video e regjistruar nga banorë të Bashkisë Divjakë teksa ata diskutonin nëpërmjet telefonit me kryetarin e kësaj njësie vendore, Josif Gorrea lidhur me mënyrën e trajtimit të mbetjeve urbane pranë banesave të tyre, shfaq një komunikim jo etik të kryetarit të zgjedhur më 14 maj, si dhe problemet që ka incineratori i Fierit në funksionimin e tij.

“Këta kanë pretendime që mos të derdhen më. Le të mbulohen thonë. Po vetëm të mos derdhen më”, dëgjohet t’i komunikojë Gorresë kërkesat e banorëve, një prej personave që ndodhet mes tyre.

Në atë moment, dëgjohet kryetari i Bashkisë Divjakë, i cili me ton të lartë ofendon një prej protestuesve.

“Protestat t’i kishte bërë 10 vite më parë ai Like k…va aty. Para 10 vjetësh ti kishte bërë. Sot ai nuk më bënë dot mua p..dhë, thuaji atij Likes”, dëgjohet të shprehet Gorrea.

I pyetur nga BIRN se si po vepron Bashkia Divjakë në menaxhmin e mbetjeve urbane, kur kjo njësi vendore është përcaktuar që në këtë drejtim të mbulohet nga Incineratori i Fierit, Gorrea tha se janë duke u dërguar tek djegësi. Sipas tij, video është regjistruar para rreth 15 ditëve dhe në atë moment djegësi i Fierit kishte pasur probleme dhe për këtë arsye kishin shkarkuar në një vendgrumbullimi mbetjesh urbane të mëparshme në territorin e Bashkisë Divjakë.

“Aty atë ditë janë hedhur dy kamionë më mbetje pasi ka pasur raste që djegësi i Fierit nuk ka punuar. Kishte probleme ato ditë dhe i shkarkuam aty dy kamionë dhe po i mbulonim”, pohoi Gorrea dhe sqaroi se atë ditë nuk kishte pasur mundësi t’i shkarkonin në landfillin e incineratorit e për këtë arsye ishin kthyer dy kamionë prapa. Por, ai këmbënguli se kishin filluar t’i mbulonin menjëherë mbetjet e depozituara në vendgrumbullimin e vjetër.

Sipas Gorresë, aktualisht nuk ka pasur më probleme në incineratorin e Fierit dhe po vijojnë t’i shkarkojnë atje.

“Video ka 15 ditë që është bërë. Ata janë ish-punonjës të Bashkisë Divjakë. Ne shkuam dhe i mbuluam. Ajo është një pikë grumbullimi prej 15 vjetësh. Ajo situatë ka ndodhur për shkak të qefmbetjeve si pasojë e riorganizimit të organikës së bashkisë. Nuk janë banorë, por punonjës dhe ish-punonjës. Është prerja e fijeve të abuzimeve me detyrën, pasi rrinin kot”, pohoi Gorrea gjatë një komunikimi telefonik.

Ai pranoi se kishte tejkaluar normalitetin lidhur me fjalorin e përdorur. “Edhe njeriu ka momente dhe ai ka qenë një moment i keq. Ndodhi pasi u provokua nga një punonjës bashkie që i ka hedhur mbetjet urbane atje për dhjetë vjet dhe merret tani me mua që kam rreth një muaj në drejtim të bashkisë. Unë me atë isha i nxehur se më ka provokuar dy tre herë më parë”, tha Gorrea.

Skandali i incineratorëve nisi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë për të shpallur një emergjencë mjedisiore, si justifikim për të dhënë koncesionin e incineratorit të Elbasanit. I njëjti grup kompanish mori më pas koncesion për incineratorin e Fierit dhe atë të Tiranës. Dy koncesionet e para janë konfiskuar nga prokurorët, ndërsa dy javë më parëu vendos edhe sekuestrimi i kompanisë që operon kontratën e incineratorit të Tiranës. Prokuroria e Posaçme njoftoi se hetimi paraprak ka zbuluar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të projektit dhe se kompania ka lëshuar miliona euro fatura të falsifikuara, të paguara nga taksapaguesit e Tiranës, Durrësit e bashkive fqinje me të.

Të dhënat e bilancit të kompanisë të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, si dhe të dhënat e pagesave të thesarit të buxhetit të shtetit tregojnë se, deri në kohën e sekuestrimit në gusht 2023, fusha e mbetjeve të Tiranës duket se u ka kushtuar taksapaguesve minimalisht 100 milionë euro. Incineratorët e Fierit dhe Elbasanit i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 50 milionë euro të tjera. /BIRN/

Read more

Policia e cenuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar –

Pasi shprehu ambicien për të kandiduar për kryetar bashkie të Tiranës, Braçe i bën kërkesë edhe KQZ… –

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson –

Të Lidhura

nga 27
11:12 | 30/03/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka depozituar në Kuvend një kërkesë për interpelancë urgjente me Ministrin e Brendshëm, lidhur...

11:02 | 30/03/2026

AZHBR ka dështuar, duhet zhbërë –

Pasi shprehu ambicien për të kandiduar për kryetar bashkie të Tiranës, Braçe i bën kërkesë edhe KQZ… –

nga 27
10:58 | 30/03/2026
0

Pas shprehu ambicien për të kandiduar për kryetar të Bashkisë së Tiranës, deputeti socialist, Erion Braçe ka bërë kërkesë në...

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson –

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson –

nga 27
10:12 | 30/03/2026
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot dy dekrete për ndryshime në drejtimin e Forcës Ajrore. Kreu i shtetit...

Para
UEFA zbulon arbitrat që do të gjykojnë Partizani-Valmiera –

UEFA zbulon arbitrat që do të gjykojnë Partizani-Valmiera -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Policia e cenuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar –

Policia e cenuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar –

11:12 | 30/03/2026
Policia e cenuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar –

Policia e cenuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar –

11:02 | 30/03/2026
AZHBR ka dështuar, duhet zhbërë –

Pasi shprehu ambicien për të kandiduar për kryetar bashkie të Tiranës, Braçe i bën kërkesë edhe KQZ… –

10:58 | 30/03/2026
Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson –

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson –

10:12 | 30/03/2026
Lufta për paratë publike/ AKSHI, Posta dhe QSUT janë institucionet me tenderët më problematikë –

Qindra milionë euro abuzime! AKSHI, Posta dhe QSUT janë institucionet me tenderat më problematikë –

10:01 | 30/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Policia e cenuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar –

  • Pasi shprehu ambicien për të kandiduar për kryetar bashkie të Tiranës, Braçe i bën kërkesë edhe KQZ… –
  • Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson –
  • Qindra milionë euro abuzime! AKSHI, Posta dhe QSUT janë institucionet me tenderat më problematikë –
  • Lufta për paratë publike/ AKSHI, Posta dhe QSUT janë institucionet me tenderët më problematikë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Policia e cenuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar –
  • Policia e cenuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com