Ish-kryeministri Sali Berisha sa herë që i jepet mundësia vendos në qendër të sulmeve pasardhësin e tij Edi Rama. Ndaj edhe këtë herë, Berisha ka thumbuar kreun e qeverisë në lidhje me protestën e studentëve, të cilët kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Pavarësisht protestave të studentëve, Rama u ka kërkuar atyre që të ulen për dialog.
“Pse nuk vini në dialog?? se më çmendet”, shkruhet në mesazhin e postuar nga Berisha, që shoqërohet me një foto të kryeministrit Edi Rama.